Aktualitet

KQZ thërret 18 kandidatët e tjerë të opozitës për të marrë mandatin (EMRAT)

20 Mars 2019, 12:21 Nga DOSJA
KQZ thërret 18 kandidatët e tjerë të opozitës për

TIRANE– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar punën me zëvendësimin e mandateve të djegura nga opozita.

Sot, KQZ ka thirrur 18 kandidatë nga 12 qarqet e vendit që iu kalon mandati i deputetit.

Kandidatët kanë 10 ditë kohë që të marrin mandatin dhe të depozitojnë në KQZ formularin e dekriminalizimit.

KQZ ka thirrur sot:

PD Lezhë, Luigj Gjergji dhe Klajti Reci

PD Vlorë, Lorenc Danaj dhe Dibër, Halil Jakimi

PD Fier, Olsi Cukaj dhe Dilaver Kamberaj

PD Shkodër, Prel Gjoni, Isuf Meta e Arvit Bushati

PD Tiranë, Dorjan Teliti

PD Durrës, Enri Çeno, Shkëlqim Fortuzi

PD Korçë: Fatmir Guda dhe Kristiano Koçibelli

LSI Tiranë, Petrit Vargu dhe Edlira Çekrezi Elbasan

LSI Berat, Taulant Vrapi

LSI Korçë, Brunilda Paskali

Pas djegies së mandateve nga opozita, tashmë në Kuvend janë plot 96 deputetë, bashkë me 3 deputetët e rinj që pritet të betohen të enjten, Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Koçiraj.

Kështu deri më tani, opozita është në kuotën e 17 deputetëve të në parlament, përfshirë edhe Lefter Kokën, Rudina Hajdarin dhe Myslim Murrizin që nuk dogjën mandatet.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet deputetet e rinj djegia e mandateve te opozites kqz deputetet e rinj djegia e mandateve te opozites kqz

Sondazh

Poll