Aktualitet

Bie nga ura në Rrugën e Kombit, humb jetën punëtori 32-vjeçar (EMRI)

20 Mars 2019, 11:09 Nga DOSJA
Bie nga ura në Rrugën e Kombit, humb jetën punëtori

KUKËS- Një 32-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës në rikonstruktimin e urës së Përbregut, në  Rrugën e Kombit.

Mësohet se viktima është Alfred Frroku, i cili ka rënë nga një lartësi e madhe dhe si pasojë ka gjetur menjëherë vdekjen.

32-vjeçari ishte banues në Lezhë dhe punonte për firmën kontraktuese për rregullimin e Urës në vendin e quajtur ish Uzina e bakrit.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 11:30, rreth 6 kilometra nga qyteti i Kukësit.

Njoftimi i policisë:

Kukës.

Informacion paraprak.

Më datë 20.03.2019, në aksin rrugor Kukës-Morinë, shtetasi A.F., 32 vjeç, banues në Lezhë, punëtor i firmës kontraktuese për rregullimin e Urës në vendin e quajtur ish Uzina e bakrit, duke punuar ka rënë nga ura, ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimorë ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alfred frroku bie nga ura punetori ura e perbregut alfred frroku bie nga ura punetori ura e perbregut

Sondazh

Poll