Aktualitet

Skandali i pasaportave, shkarkohet nga detyra konsulli shqiptar në Janinë, masë për ambasadoren

20 Mars 2019, 10:24 Nga DOSJA
Skandali i pasaportave, shkarkohet nga detyra konsulli shqiptar në

GREQI-  Ministria e Jashtme ka shkarkuar sot nga detyra konsullin shqiptar në Greqi, Pervin Gjikuria.

Shkarkimi nga detyra i konsullit Gjikuria, vjen pak kohë, pas skandalit që ndodhi në shtetin fqinj, (Lexo këtu) ku u vodhën 100 pasaporta të shqiptarëve, të cilët jetojnë dhe punojnë atje.

Pasaportat fillimisht u bllokuan nga dogana greke në Kakavijë, pasi transporti rezultonte në shkelje të procedurave. Ndërsa, Ambasadorja shqiptare në Greqi Adriana Hobdari vijon të jetë në detyrë, ndërsa ndaj saj është ndërmarrë proces disiplinor nga Ministrja e Jashtme Shqiptare.

Rreth 1 muaj më parë ministria e Jashtme kishte nisur me autobus pasaportat e shqiptarëve, të cilët jetojnë e punojnë në Greqi. Pasaportat ishin futur në çanta, me të cilat zakonisht transportohen rroba, dhe pa asnjë shoqërues të ministrisë ishin dërguar me linjën e autobusëve Tiranë-Athinë. Por gjatë kontrollit të policisë greke në Kakavijë, kjo dërgesë ka krijuar dyshime dhe çantat janë bllokuar. Gjithashtu policia greke ndaloi shoferin e autobusit të dyshuar në një trafik me pasaporta shqiptare ndërkombëtare.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet greqi pervin gjikuria shkarkohet pervin gjikuria greqi pervin gjikuria shkarkohet pervin gjikuria

Sondazh

Poll