Aktualitet

Ndërtimi i HEC-it në Lusen të Kukësit, banorët në protestë: Ngelemi pa ujë, po na çojnë drejt vëllavrasjes (VD)

20 Mars 2019, 09:35 Nga DOSJA
Ndërtimi i HEC-it në Lusen të Kukësit, banorët në

Kukës- Qeveria e ka marrë vendimin për ndërtimin e një hidrocentrali të dytë në fshatin Lusen të Kukësit. Ky vendim është kundërshtuar nga banorët e fshatit, të cilët shprehen se do të ngelen pa ujë dhe kërkojnë anullimin e projektit që tashmë është miratuar me vendim të Këshillimit të Ministrave.

Jonuz Kolgjini, një nga organizatorët e protestës është shprehur se po protestojnë për 4 arsye të rëndësishme të cilat janë: Ikja e ujit nga fshati, bagëtitë ngelen pa ujë, nuk mund të vaditin pacelat dhe kjo do të sjellë edhe ‘privatizim’të burimeve me ujë nga banorët.

 

Përpara se të them vendimin që u morr sot në këtë protestë unë parashtroj disa kërkesa për të cilat është mbledhur sot fshati. Shteti i ka dhënë një kontratë një firme të qujatur “Eurobiznes” për të ndërtuar 3 centrale, që aktualisht një central i parë ekziston dhe është vënë në punë por që nuk  e dëmton shumë fshatin. Ne i jemi drejtuar edhe shtetit duke filluar që nga policia, prokuroria, bashkia për shqetësimin që ne na kanos kjo lloj ndërtese. këtë e përmbledhin shkurt në 4 pika. Nëse na ikën uji, na përcillet nëpër tubacione për në fshatin Ujmisht, që do të thotë që e mbledh gjithë ujin për në krye të fshatit dhe e dërgon në fshati tjetër. Ky na shterron burimet, le një fshatin pa vaditje. Nuk do të ketë ujë për të pirë bagëtia. Së katërti ne në fshat mbledhin gjithë ujërat dhe vaditimim të gjithë. Nëse bëhen këto centrale të gjithë do të privatizojnë ujit e tyre. Këto do ketë konflikt që mund të na çojë në vëllavrasje, Duhet të anullohet ky lloj vendimi dhe ne të kemi ujë.

Vendimi i qeverisë për ndërtimin e Hecit në Lusen të Kukësit 

 

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banorët në protestë heci në fhsatin lusen kukës jol kolgjini ndërtimi i hecit në kukës banorët në protestë heci në fhsatin lusen kukës jol kolgjini ndërtimi i hecit në kukës

Sondazh

Poll