Aktualitet

Prishja e oxhakut historik në Fushë-Arrëz/ IKMT: Shkak, amortizimi

20 Mars 2019, 12:04 Nga DOSJA
Prishja e oxhakut historik në Fushë-Arrëz/ IKMT: Shkak,

FUSHË-ARRËZ- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njoftoi se do të prishë nesër me shpërthim të kontrolluar, një oxhak në Fushë-Arrëz.

Në njoftimin e IKMT-së, thuhet se operacioni do të kryhet sipas kërkesës për mbështetje nga Bashkia e Fushë-Arrëzit, duke shtuar se ky objekt, rreth 40 metra i lartë, ndërtuar me tullë, pjesë përbërëse e objektit industrial ndërtuar para viteve ‘90, paraqet rrezikshmëri, për shkak të amortizimit.

Njoftimi i plotë i IKMT

IKMT do të prishë me shpërthim objektin 40 m të lartë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të prishë nesër me shpërthim të kontrolluar një objekt (oxhak) në Fushë-Arrëz.

Operacioni i IKMT do të kryhet pas kërkesës për mbështetje nga Bashkia e Fushë-Arrëzit. Objekti, rreth 40 metra i lartë, ndërtuar me tullë, pjesë përbërëse e objektit industrial ndërtuar para viteve ‘90, për shkak të amortizimit paraqet rrezikshmëri.

IKMT për realizimin e shpërthimit ka hapur në trupin e objektit 100 furnela (vrima) dhe do të përdorë rreth 7 kilogramë eksploziv. Operacioni do të kryhet nesër rreth orës 12.00.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fushe arrez ikmt prishja e oxhakut fushe arrez ikmt prishja e oxhakut

Sondazh

Poll