Aktualitet

Dyshime për hakmarrje ndaj Jurgen Kurtit/ Në kërkim djali i tregtarit Arapi, e ëma: Ai s’ka gisht, është në Itali

20 Mars 2019, 12:11 Nga DOSJA
Dyshime për hakmarrje ndaj Jurgen Kurtit/ Në kërkim djali i

TIRANË-Djali i tregëtarit të vrarë në Durrës, Dervis Arapi është shpallur në kërkim për vrasjen e ndodhur në afërsi të stadiumit “Selman Stërmasi” të menaxherit të VIP-ave, Jurgen Kurtit. (Lexo këtu)

Sipas të dhënave të TIMS, Arapi nuk ka hyrë këto ditë në Shqipëri. Hera e fundit që Arapi ka hyrë në territorin shqiptar ka qënë data 5 janar dhe ka dalë brenda 3 ditëve. Mësohet se Arapi është shpallur në kërkim policor vetëm për të zhvilluar procedurën normale të marrjes në pyetje.

Dosja.al ka kontaktuar gjithashtu edhe me nënën e Devisit, Vjollca Arapin e cila këmbënguli se i biri nuk kishte gisht vrasjen e Kurtit.

“Djali im është në Itali. Nuk ka vrarë askënd! Nuk ka gisht në vrasjen e Jurgen Kurtit. Unë jam sëmurë, por iu po ma mbysni edhe djalin me këto histori. Ai do të flasë vetë dhe do të tregojë të vërtetën. Nuk kemi vrarë njeri. Jurgeni ta kërkojë aty ku e gjeti,”– tha për Dosja.al, Vjollca Arapi.

Jurgen Kurti u vra mbrëmjen e 18 marsit rreth orës 22:30 në afërsi të banesës së tij që ndodhet pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.

Atij i është zënë pritë nga persona të maskuar, të cilët e kanë qëlluar sapo Kurti ka dalë nga makina për të shkuar në shtëpinë e tij. Jurgen Kurti njihej ndryshe dhe si menaxheri i VIP-ave në Tiranë, ndërsa është akuzuar për dy vrasje, por për asnjërën prej tyre nuk është dënuar.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dervisi arapi vjollca arapi vrasja e agim arapit vrasja e jurgen kurtit dervisi arapi vjollca arapi vrasja e agim arapit vrasja e jurgen kurtit

Sondazh

Poll