Aktualitet

Tragjedia e Gërdecit, familjarët e viktimave kërkesë në gjykatë: Të rihapet procesi, Mediu të merret si i pandehur

20 Mars 2019, 11:52 Nga DOSJA

TIRANË- Një javë nga 11-vjetori i tragjedisë së Gërdecit familjarët e viktimave kanë depozituar një kërkesë në gjykatën e Tiranës ku kërkojnë rihapjen e procesit gjyqësor.

Dosja.alka siguruar kërkesën e Feruzen dhe Zamira Durdaj, dy nga familjaret e viktimave të Gërdecit.

Në kërkesë, ato kërkojnë që gjykata të revokojë vendimin dhe prokuroria të nisë hetimet dhe të marrë si pandehur, ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

“Në përfundim, kërkojmë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, që pasi të marrë në analizë tona, të pranojë kërkesën sipas objektit të saj, duke revokuar vendimin nr. 6, datë 14.09.2009 të Gjykatës së Lartë (e cila ka vepruar në cilësinë e organit procedues) për pushimit e ndjekjes penale dhe duke urdhëruar Prokurorinë pranë Shkallës së Parë, Tiranë që të vijojë me veprimet e mëtejshme të dërgimit të çështjes në gjykatë ndaj shtetasit Fatmir Mediu, sipas procedimit nr. 3/2008.”-thuhet në kërkesë. 

Kërkesa e Zamira dhe Feruzen Durdaj për të rihapur hetimet për Gërdecin dhe ish-ministrin Fatmir Mediu (Klikoni këtu për të parë dokumentin e plotë)

Tragjedia e Gërdecit ndodhi në 15 mars të vitit 2008. Nga një shpërthim në fabrikën e demontimit të armëve humbën jetën 26 persona, mbi 300 u plagosën, ndërsa dëmet materiale ishin të konsiderueshme.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dha dorëheqjen dy ditë pas ngjarjes, ndërkohë që prokuroria nuk arriti dot t’i hiqte imunitetin e deputetit duke mos lejuar kështu hetimin e tij.

Për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur . Mihal Delijorgji, president i shoqërisë Albademi, Ylli Pinari, drejtor i MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës Albademi, ishte treshja e të pandehurve kryesorë për Tragjedinë e Gërdecit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fatmir mediu hetimet per gerdecin trafiku i armeve tragjedia e gerdecit fatmir mediu hetimet per gerdecin trafiku i armeve tragjedia e gerdecit

Sondazh

Poll