Aktualitet

Policia shoqëron 6 banorë të Astirit, Protoduari: S’ka b*thë Veliaj me ne jo ti Ziu, mos i fry zjarrit

20 Mars 2019, 09:59 Nga DOSJA
Policia shoqëron 6 banorë të Astirit, Protoduari: S’ka

Tiranë- Nga policia ditën e sotme janë shoqëruar në komisariat,  6 banorë të Astirit pas protestës së djeshme. 

Mësohet se në lomisariat janë  shoqëruar: Gëzim Sadikaj, Lutfi Kastrati, Ilir Katiraj Lindita, Dorian Protoduar dhe Skënder Doda.

Në lidhje me këto shoqërime kanë folur edhe banorë të Astirit të cilët shprehen se qeveria Rama po iu bën presion. Një prejt tyre ka treguar se Policia iu ka shkuar dje në darke në banesat e tyre por sipas tyre nuk iu kanë dhënë asnjë arsye. 

Ne e vazhduam protestën dhe nuk u shpërndamë, protesta zgjati 3 orë e gjysmë. Në orën erdhi Basha dhe disa deputetë dhe kemi marrë garanci që Policia iku. Por Policia na ka ardhur gjithë natën si hienat.  Sot në mengjes na kanë thrirur në komisariat. Arsyet do t’i  mësojmë pasi të jemi brenda atje. Ky është një presion që po na bëhet ne, dhe për të dola më në protesta. Ne jemi të vendosur që do të kemi protestë. Vetëm me potesta do ja arrijmë qëllimin tonë.

Për mediat foli edhe protestuesi Dorian Protoduari i cili ishte shumë i nervozuar. Ai u shpreh me tone të ashpra ndaj Dhimitraq Ziu, drejtorit të Policisë së Tiranës, duke i thënë që të mos i hedhë benzinë zjarrit pasi do të digjet. 

Na rrethoi FNSH-ja, këtë presion duhet ta harrojë njëherë e mirë. Këtë gjë duhet ta harrojë njëherë e mirë Edi Rama. Me mua dolën blof,  këto janë urdhëra politikë që po merr komisariati. Kemi 137 ditë që protestojmë që është e ligjshme. Këta na vijnë dhe na provokojnë. I them Ziut mos i hidh benzinë zjarrit se do digjesh. Nuk e kanë bërë burra më të mirë këtë dhe jo ti.  Nuk ka b*thë Erion Veliaj dhe jo të kesh Ziu. Me banorët e Unazës së Re nuk ja del do. I gjyshi i Ziu më ka dënuar babain në kohën e Enverit.

 J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e unazes se re dorjan protoduari gëzim sadikaj ilir katiraj lutfi kastrati protesta e astirit shoqërohen në polici 6 protestues banoret e unazes se re dorjan protoduari gëzim sadikaj ilir katiraj lutfi kastrati protesta e astirit shoqërohen në polici 6 protestues

Sondazh

Poll