Aktualitet

I shpallën djalin në kërkim, flet Vjollca Arapi: Ai do drejtësi, por s’kemi lekë të paguajmë vrasës me pagesë

20 Mars 2019, 10:41 Nga DOSJA
I shpallën djalin në kërkim, flet Vjollca Arapi: Ai do

TIRANË- Pas shpalljes në kërkim të Dervis Arapit, djalit të Agim Arapit, tregtari që u dhunua për vdekje në 2017-ën nga vjehrri dhe Jurgen Kurti, flet e ëma e tij.

Vjollca Arapi thotë se i biri nuk ka lidhje me vrasjen e Jurgen Kurtit, dhe se nuk ndodhet fare në Shqipëri. Arapi shton se nuk kanë para për të paguar një vrasës me pagesë.

Gruaja e Agim Arapit, i cili u dhunua në vitin 2017 për vdekje nga Jurgen Kurti, vjehrri i tij dhe xhaxhai i të fejuarës, përjashton çdo lidhje të tij me këtë ngjarje.

Edhe sikur të ishin për t’i vrarë ne nuk i vrisnim dot me milionat që kanë ata. Shikojeni me përpikmëri këtë që ka ndodhur. Policia dyshon sepse vrasja e fundit që ka bërë Jurgen Kurtit ka qenë burri im. Çuni im nuk është në Shqipëri. Ai do drejtësi. Më vjen keq edhe për atë nënë. Me Dervisin kam komunikuar përditë se ka merakun tim se kam pësuar një infarkt. Ne nuk ikim nga Shqipëria se ne nuk kemi lekë të paguajmë vrasës siç mendojnë këtë. I them Sandër Lleshajt të lutem merru me këtë. I lutem shtetit. Me djalin kur u shpall në kërkim nuk kam komunikuar, djali ka qenë shumë sëmurë se nuk e ka prit vdekjen e Jurgen Kurtit, më është dhimbsur ajo nënë që qante.

Djali i Agim Arapit dhe Vjollca Arapit, Dervis Arapi u shpall në kërkim ditën e sotme, si një nga të dyshuarit për vrasjen e Jurgen Kurtit, mbrëmjen e 18 marsit në Tiranë. 

Jurgen Kurti u vra në afërsi të banesës së tij që ndodhet pranë stadiumit “Selman Stërmasi”. Atij i është zënë pritë nga persona të maskuar, të cilët e kanë qëlluar sapo Kurti ka dalë nga makina për të shkuar në shtëpinë e tij. Jurgen Kurti njihej ndryshe dhe si menaxheri i VIP-ave në Tiranë, ndërsa është akuzuar për dy vrasje, por për asnjërën prej tyre nuk është dënuar. 

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dervis arapi vjollca arapi vrasja e jurgen kurtit dervis arapi vjollca arapi vrasja e jurgen kurtit

Sondazh

Poll