Aktualitet

Ekzekutimi i Jurgen Kurtit, dyshime për hakmarrje, në kërkim djali i tregtarit. Dervis Arapi: S’kam gisht në këtë kr

20 Mars 2019, 10:13 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Jurgen Kurtit, dyshime për hakmarrje, në kërkim

TIRANË- Djali i tregëtarit të vrarë në Durrës, Dervisi Arapi është shpallur në kërkim për vrasjen e ndodhur në afërsi të stadiumit “Selman Stërmasi” të menaxherit të VIP-ave, Jurgen Kurtit. (Lexo këtu)

Kurti ka qënë një nga të akuzuarit kryesorë për vrasjen e babait të tij, Agim Arapit. 

Agim Arapi, një tregtar nga Durrësi, u dhunua barbarisht për vdekje, krim për të cilin është dënuar Kujtim Ekonomi, vëllai i vjehrrit të Jurgen Kurtit.

Një ditë pas lajmit të vrasjes së Kurtit, në një prononcim për Dosja.al, Vjollca Arapi tha se ishte marrë në pyetje nga policia por se ajo dhe fëmijët e saj nuk kishin lidhje me ngjarjen.

“Më morën në pyetje, por unë nuk di gjë për vrasjen dhe 3 fëmijët e mi jetojnë në Itali”, – tha Vjollca Arapi. 

Ndërkohë që sot Arapi shtoi se familja e saj nuk kishte të ardhura për të paguar një vrasës me pagesë. 

Nga ana tjetër ka reaguar edhe vetë Dervis Arapi, i cili shprehet se nuk ka lidhje me këtë vrasje, e për këtë është i gatshëm të vihet në dizpozicion të Policisë edhe pse ai ndodhet në Itali. (Lexo këtu)

Jurgen Kurti u vra mbrëmjen e 18 marsit rreth orës 22:30 në afërsi të banesës së tij që ndodhet pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.

Atij i është zënë pritë nga persona të maskuar, të cilët e kanë qëlluar sapo Kurti ka dalë nga makina për të shkuar në shtëpinë e tij. Jurgen Kurti njihej ndryshe dhe si menaxheri i VIP-ave në Tiranë, ndërsa është akuzuar për dy vrasje, por për asnjërën prej tyre nuk është dënuar. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agim arapi jurgen kurti menaxheri i vip-ave shpallet ne kerkim dervis arapi vrasja e agim arapit vrasja e jurgen kurtit agim arapi jurgen kurti menaxheri i vip-ave shpallet ne kerkim dervis arapi vrasja e agim arapit vrasja e jurgen kurtit

Sondazh

Poll