Aktualitet

Bulqizë/ Helmohen nga era e sapunit 11 nxënës: Kishim 30 minuta që punonim me të

20 Mars 2019, 10:07 Nga DOSJA
Bulqizë/ Helmohen nga era e sapunit 11 nxënës: Kishim 30 minuta

BULQIZË– 11 nxënës të shkollës “Shefqet Tançi” në qytetin e Bulqizës kanë përfunduar të helmuar në spital me të vjella dhe marrje mendsh.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nxënësit janë ndjerë keq pasi në orën e vizatimit teknik është përdorur një lëndë kimike e llojit sapun, që dyshohet se ka shkaktuar helmimin e tyre. 

Nxënësit janë transportuar menjëherë në spital ku kanë marrë ndihmën e parë dhe janë trajtuar me serum. Gjendja e tyre është stabilizuar dhe ato ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nxënësit të pyetur në spital nga Dosja.al janë shprehur se ishin në orën e mësimit dhe se e përdornin sapunin për të bërë forma.

“Nga era e keqe e sapunit, kështu ndodhi. Ishim në orën e vizatimit. U helmuam 10 vetë. Ishim në klasë. E përdorëm sapunin për të bërë disa forma. Kishim 30 minuta që përdornin sapunë. “-janë shprehur ato.

Ndërkohë që policia ka marrë në pyetje prindërit dhe mësuesit për të zbardhur deri në fund këtë ngjarje.

Pas kësaj ngjajre ka reaguar dhe Drejtoria e Shërbimit Spitalor në Bulqizë, ku në një reagim zyrtar bënë me dije se nxënësit janë paraqitur në spital të shoqëruar nga prindërit dhe pas trajtimit mjekësor është konstatuar se nuk kanë pasoja të rënda.

Sipas kësaj drejtorie, pas vizitës fëmijët kanë dalë nga ambjentet e spitalit në mesiditë dhe kanë patur simptoma të dhimbjes së kokës dhe të vjella.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet helmimi ne bulqize helmohen nxenesit helmimi ne bulqize helmohen nxenesit

Sondazh

Poll