Aktualitet

Protesta në Lushnje/ Fermerët kundër skemës së TVSH-së 20%: Duam subvensione, ndryshe vijmë në Tiranë

20 Mars 2019, 09:37 Nga DOSJA
Protesta në Lushnje/ Fermerët kundër skemës së

LUSHNJE– Për rreth një orë, fermerët e Fierit, Beratit dhe Lushnjes kanë bllokuar autostradën Lushnje-Fier duke derdhur në mes të autostradës qumësht.

Ashtu siç edhe e kishin paralajmëruar, fermerët kanë protestuar kundër rritjes së TVSH-së që sipas tyre ka ndikuar në uljen e çmimit të qumështit dhe kërkojnë subvencione nga qeveria për bujqësinë.

“Ne nuk jemi as me PD, PS, LSI. Ne e kemi problemin me ministrinë e Bujqësisë dhe me taksën që na kanë vënë. Ne nuk përfitojmë as grande dhe as subvencione. Naftën e kemi njësoj me “Benzin” dhe kur vjen puna na fusin edhe një taksë për të na shfarrosur farë. Ne jemi fermerë dhe jo kriminelë,”-tha njëri prej fermerëve.

Në vendngjarje ka forca të shumta policore, të cilat kanë tentuar të largojnë protestuesit e shumtë nga rruga. Në disa momente fermerët janë përplasur me ta pasi “blutë” kanë tentuar t’i largojnë nga rruga.

Teksa shpërndaheshin, fermerët i kanë vënë ultimatum qeverisë për të kthyer një përgjigjie ndaj kërkesave të tyre ndryshe do të vijojnë protestat edhe në Tiranë.

“Nëse nuk merr përgjigje brenda një datë të caktuar do të lëmë një datë dhe do të marshojmë nga Lushnja në Tiranë. Do t’u shkojmë atje.”

Ndërkohë lidhur me rastin ka reaguar e kompania “Zeppa”, e cila pohon se pamjet e derdhjes së qumështit nëpër rrugë janë shokuese, teksa shton se qeveria duhet të ulet në bisedime për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për fermerët.

Kompanitë agropërpunuese do të nisin ditën e sotme bojkotin dy ditor duke mos furnizuar tregun me prodhime të frekëta qumështi. Sipas një deklarate zyrtare të Albanian Food Industry (AFI), kjo masë ekstreme po merret në mungesë të një zgjidhjeje nga Ministrisa e Financave dhe Ekonomisë për uljen e taksës së rimbursueshme në 6%.

Më 13 Mars fermerët dolën protestë tek rrethrrotullimin i Stavrës, duke paralajmëruar bojkotin dhe protestën e sotme. Fermerët e jugut kundërshtojnë vendimin e qeverisë për rimbursimin e TVSH-së. Që prej 1 janarit, grumbulluesit e qumështit duhet të paguajnë taksën 20% në momentin që tregtojnë produktet e tyre.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fermeret kundershtojne taksen lushnje protesta ne lushnje rritja e tvsh fermeret kundershtojne taksen lushnje protesta ne lushnje rritja e tvsh

Sondazh

Poll