Politike

Deputetët e rinj, Meta: Jemi në krizë, 82 mandate janë të ligjshme… të tjerët s’janë zgjidhja

20 Mars 2019, 11:27 Nga DOSJA
Deputetët e rinj, Meta: Jemi në krizë, 82 mandate janë

KORÇË- Presidenti Ilir Meta gjatë fjalës së tij në Pogradec, ka folur për krizën politike dhe situatën që është krijuar në vend që pas djegies së mandateve nga opozita.

Meta tha se kriza është institucionale dhe e rëndë, ndërkohë që komentoi edhe deputetët e rinj në parlament.

Presidenti tha se në Kuvend janë vetëm 82 deputetë të ligjshëm, përfshirë këtu edhe 3 deputetët Myslim Murrizi, Rudina Hajdari dhe Lefter Koka, ndërsa të tjerët sipas tij nuk janë zgjidhja pasi janë të kontestueshëm nga të gjitha palët.

Pjesë nga deklarata e Metës:

Tani kriza është thelluar dhe është rënduar edhe më tej pas veprimit të paprecedent të opozitës shqiptare, që është një veprim i papranueshëm dhe i dënueshëm nga ana ime, që ka thelluar seriozisht krizën e përfaqësimit të Kuvendit të Shqipërisë si institucioni kryesor përfaqësues i Republikës së Shqipërisë dhe i qytetarëve shqiptarë.
Në vlerësimin dhe në bindjen time institucionale Kuvendi i Shqipërisë ka 82 deputetë të ligjshëm, përfshirë edhe 3 deputetët e opozitës, të cilët nuk pranuan të djegin mandatet sipas vendimit politik të partive përkatëse. Çdo numër tjetër përtej këtij, jo vetëm që thellon këtë krizë, por sigurisht që nuk ndihmon as kapërcimin e kësaj situate, pasi çdo numër tjetër është i kontestueshëm në të gjitha planet. Si në planin kushtetues, në planin ligjor, në atë procedurial dhe politik, në planin moral, dhe absolutisht që në vendin tonë si një vend tërësisht pro-europian, mund të ftohen, mund të thërriten edhe një milion qytetarë, të cilët kanë mbushur moshën për të qenë deputetë e që nuk kanë frikë të plotësojnë formularin e dekriminalizimit për të votuar në parlament ligje të reformave të integrimit europian, por kjo duhet t’i sigurojë të gjithë që as nuk e fsheh këtë krizë të thellë përfaqësimi, dhe njëkohësisht as nuk e garanton, përkundrazi e minon, çeljen e negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Deklarata e presidentit Meta vjen pas krizës polike që ka përfshirë vendin.  Opozita e bashkuar ka djegur mandatet, kërkon rrëzimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore dhe thekson se vendi nuk hyn në zgjedhje me Ramën kryeministër. Nga PD dhe LSI ka pasur protesta të cilat sipas tyre do të vijojnë edhe në javët e ardhshme. Nga ana e tjetër kryeministri Edi Rama është shprehur i vendosur se mandatet e partisë së tij nuk i negocion. Ai ka deklaruar se e ka dorën e shtrirë për të negociuar me opozitën.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deputetet e rinj te parlamentit djegia e mandateve te opozites ilir meta deputetet e rinj te parlamentit djegia e mandateve te opozites ilir meta

Sondazh

Poll