Politike

“Na ke helmuar me gaz”/ Lleshaj për protestat në Durrës: Ishin tre fatkeqë, ithtarë të Haxhi Miletit

20 Mars 2019, 07:44 Nga DOSJA
“Na ke helmuar me gaz”/ Lleshaj për protestat në

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar në Twitter protestën e disa studentëve gjatë vizitës së tij ditën e djeshme në Durrës. (Lexo këtu)

Lleshaj i quajti protestuesit, jo studentë dhe një dëshmi të mjerë sesi mund të mund të tjetërsohet një i ri kur bëhet idhëtar i një partie.

“Haxhi Mileti, që ndryshe njihet dhe si Sjellësi i Fatkeqësisë, qenka mërzitur nga takimet e mija me studentët në Durrës. Tre fatkeqe nga prodhimi i tij, në rrugë dhe jo studente, janë një dëshmi e mjerë se si mund të tjetërsohet një i ri kur bëhet ithtar i H. Miletit. Dje kisha një ditë shumë të bukur në Durrës,”-shkruan Lleshaj. 

Ditën e djeshme, vizita e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj në Universitetin “Aleksandër Moisiu” nuk është pritur mirë. Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ka replikuar me ministrin Sandër Lleshaj, dhe i ka kujtuar hedhjen e gazit në protestë. Lleshaj iu është përgjigjur duke thënë se duhet të komunikojë me studentët, ndërkohë që studentë dhe anëtarë të FRPD në kor i janë përgjigjur: Turp, turp, turp.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike durres lleshaj ne twitter ministri i brendshëm sander lleshaj durres lleshaj ne twitter ministri i brendshëm sander lleshaj

Sondazh

Poll