Politike

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm/ Gjata: Brenda PS ka luftë mes dy klaneve

19 Mars 2019, 20:41 Nga DOSJA
Gara për Prokurorin e Përgjithshëm/ Gjata: Brenda PS ka

TIRANË– Ditën e sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi sot zyrtarisht garën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

I ftuar në emisionin “Mbrëmje Ide” në Abc News, Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata tha se brenda PS-së po bëhet luftë e brendshme që po zhvillohet brenda dy klaneve.

Sipas Gjatës njëri klan mbështet kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku, ndërsa të tjerët kanë preferenca të tjera.

“Po nguten të zgjedhin Prokurorin e Përgjithshëm përpara se të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Ka një luftë të brendshme se kush do jetë kryeprokuror, dhe ka një klan që mbështet Arta Markun. Ai që fitoi me zotin Rama dhe e vendosi në mënyrë të kundraligjshme. Ka një klan tjetër që do persona të tjerë dhe po bëhet luftë e tmerrshme por që ne e shohim si gati me përbuzje që tregon pikën e fundit ku ka shkuar mazhoranca”, u shpreh Gjata.

Gjata gjithashtu shtoi se KLP është e paligjshme, pasi disa nga anëtarët e përzgjedhur janë kundërshtuar nga ONM-ja.

“KLP ndodhet në një gjendje paligjshmërie. Aty janë zgjedhur anëtarë të paligjshëm të kundërshtruar nga ONM. Janë zgjedhur anëtarë që nuk kanë marrë nga dokumenti Autoritetit i Pastërtisë së Figurës ku prokuroria e kishte pranuar anëtar pa marrë një dokument. Një anëtare është shkarkuar nga KPA. Të tjerë janë në KPA mund të pësojnë të njëjtën fat”,- tha Gjata. 

Aspirantët për të drejtuar Prokurorinë e Përgjithshme kanë 30 ditë kohë për të aplikuar. Deri më tani tre janë figuarat që kanë konfirmuar nga kandidaturën e tyre.

Ata janë: Arta Marku, e cila aktualisht mban postin e Kryeprokurores së Përkohshme; prokurori Olsian Cela, por edhe ish-kreu prokurorisë së krimeve të rënda Adnan Xholi.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike clirim gjata pd prokurori i përgjithshëm clirim gjata pd prokurori i përgjithshëm

Sondazh

Poll

Politike 19 Mars 2019, 14:41

TIRANË- Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj prish efektin ‘surprizë’ të Kongresit të Partisë Socialiste që do të mblidhet të shtunën. Veliaj ka vetësh...