Politike

Çelja e negociatave/ Ruçi: Italia dhe Sllovenia avokate të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së

20 Mars 2019, 11:11 Nga DOSJA
Çelja e negociatave/ Ruçi: Italia dhe Sllovenia avokate të

MAL I ZI– Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruҫi ka marrë pjesë në Konferencën e Nismës Adriatiko-Joniane në Budva të Malit të Zi. Gjatë kësaj konference, Ruçi u shpreh se shtetet si Italia, Greqia, Sllovenia dhe Kroacia, janë avokatë të Shqipërisë për çeljen e negociatave drejt Bashkimit Europian.

Bekimit të natyrës t’i përgjigjemi me ekonomi produktive. Italia, Greqia, Sllovenia, Kroacia, avokatë të hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruҫi

Gjithashtu Ruçi u takua edhe me homologun kroat Jandroković, ndërsa ky i fundit tregoi gatishmërinë e vendit të tij për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën europiane.

Kroacia, mbështetje të fuqishme dhe asistencë teknike për negociatat”, theksoi ai.

Gjatë qëndrimit në Budva, kryeparlamenatari Gramoz Ruçi u takua me homologun slloven dhe atë të Malit të Zi.

“Lobojmë që udhëheqësit europianë të vlerësojnë përparimin e Shqipërisë. Bashkëpunim në negociimin e kapitujve të  marrëveshjes”, u shprehen mes tjerash homologët e Ruçit.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anetaresimi i shqiperise ne be gramoz ruci hapja e negociatave mal i zi anetaresimi i shqiperise ne be gramoz ruci hapja e negociatave mal i zi

Sondazh

Poll