Politike

Pronari i UET Henri Çili: PD dhe PS kanë sakrifikuar shumë për vendin, politikanët janë nivel më i lartë se Shqipëria

20 Mars 2019, 10:14 Nga DOSJA
Pronari i UET Henri Çili: PD dhe PS kanë sakrifikuar shumë

TIRANË-Pronari i Universitetit Europian të Tiranës, i njohur në media edhe si analist, Henri Çili thotë se dy partitë kryesore politike në Shqipëri, PD dhe PS kanë sakrifikuar shumë për Shqipërinë. I ftuar tek emisioni “Provokacija”, Çili shkon më tej kur thotë se pa këto dy parti shoqëria shpërbëhet.

Unë jam totalisht establishmentin. Çdo zgjidhje kundër establishmentit mua më shtin të dridhurat. Sistemi bipartizan apo dy partian është interes publik dhe interes kombëtar.
Pa dy partitë e mëdha ne shpërbëhemi si shoqëri. Imagjinoni që marrëveshjet ndërkombëtare t’i ketë në dorë një parti e vogël, ose që vota të varet nga këto. Unë mendoj që PD dhe PS janë mbi nivelin e Shqipërisë. Shqipëria është më poshtë se PD dhe PS. Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë sakrifikuar shumë për Shqipërinë. Dhe e fundit le t’i japim sistemit bipartizan, instrumentet e tij. Instrumenti kryesor i tij është sistemi mazhoritar. I pastër, pa kompensime, pa forma të tilla që zhvillojmë një luftë të vërtetë politike dhe të stabilizojmë spektrin politike. Establishmenti është i keq, anti-establishmenti është edhe më i keq.

Çili komentoi edhe cilësinë e politikanëve shqiptarë në raport me intelektualët. Ai thotë se politikanët janë mbi nivelin e shqiptarëve.

Nuk ka rëndësi, në polivalencën e vet. Nuk e kam në tërësi. Për shembull e di ti që forcat politike, qeveritë, kabinetet kanë rekrutuar forcat emë të mira universitare që nga vitet ‘90. E di ti që niveli jonë profesional i ministrave ka qenë absolutisht nga njerëzit më të zgjedhur? Në këtë sens për mua PS dhe PD janë mbi nivelin e Shqipërisë. Çdo gjë tjetër në Shqipëri janë më poshtë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike establishmenti politik henri cili establishmenti politik henri cili

Sondazh

Poll