Politike

Komisioneti Hahn mbështet të drejtën për protesta në Ballkan: Dënoj dhunën

19 Mars 2019, 19:01 Nga DOSJA
Komisioneti Hahn mbështet të drejtën për protesta në

BRUKSEL– Komisioneri Europian për Negocimet Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johannes Hahn shprehu mbështetjen  e tij për protestat dhe të drejtën e lirisë së fjalës në Ballkanin Perëndimor.

Pyetjes së gazetares serbe për vijimësinë e dialogut Prishtinë-Beograd, Hahn nuk iu përgjigj duke e anashkaluar pyetjen.

Pyetja e gazetares serbe: Zyrtarët kanë folur për mundësinë e një zgjidhje të afërt për Kosovën dhe Serbinë, por dialogu ka ngecur diku, a mund të na thoni se ku?

Komisioneri Hahn: Do të bëj gjithçka për t’u siguruar se do të respektohet e drejta e të shprehurit por jam kundër çdo lloj dhune. Nuk e pranojmë dhe jemi shumë strikt. Mundet dhe duhet të ketë ndryshime në qeveri por të bazuara në demokraci. Kjo është ajo që duam të mbështesim. Por që ne nuk mund të marrim rolin e një arbitri dhe të themi: ti je i mirë, ti je i keq apo se kush duhet të largohet dhe kush duhet të vije në pushtet. Kushdo që beson se kjo është detyra jonë është gabim. Ne do të bëjmë çdo gjë që të kemi demokraci në rajon. Kjo do shumë punë, fuqi dhe kokëfortësi.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike johannes hahn protestat ne ballkan johannes hahn protestat ne ballkan

Sondazh

Poll

Politike 19 Mars 2019, 14:41

TIRANË- Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj prish efektin ‘surprizë’ të Kongresit të Partisë Socialiste që do të mblidhet të shtunën. Veliaj ka vetësh...