Politike

LSI akuza Lleshajt: Reagon kundër studentëve, hesht për dy vrasjet mafioze në kryeqytet

20 Mars 2019, 10:01 Nga DOSJA
LSI akuza Lleshajt: Reagon kundër studentëve, hesht për dy

TIRANË- Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka akuzuar sot ministrin e brendshëm, Sandër Lleshaj se po hesht për dy vrasjet e ndodhura së fundmi në kryeqytet.

Përmes një postimi në Facebook, Braimllari shprehet se Lleshaj reagon kundër studentëve  dhe qytetarë që protestojnë, por nuk gjen kohë të flasë për dy vrasje mafioze të ndodhura së fundmi në Tiranë.

Postimi i plotë i Endrit Braimllari

Sander Lleshi reagon kunder studenteve, kunder qytetareve qe protestojne tek Unaza e Re, hedh gaz helmues ne kundershtim me ligjin ne protestat qytetare por nuk gjene kohen te reagoje per dy vrasje mafioze ne mes te Tiranes.

Ky eshte morali i nje qeverie te degraduar dhe te marre peng. Qytetarin e dobet dhe te varfer e arreston, e mbyt ne gaz helmues, i prish shtepine ne kundershtim me ligjin per te fituar miliona euro Edi Rama, ndersa oligarkun, kriminelin nuk guxon as ti permendi emrin.

Nuk kishim dyshim qe Keshilltari i Sigurise se Kryeministrit, Sander Lleshi ne kohen me te erret te vendit ku dominonte kanabisi, trafiku nderkombetar i drogerave te forta, sot Minister i Brendshem, te ishte ndryshe. Sander Lleshi eshte thjeshte bashkepuntor i qeverise se krimit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike endrit braimllari protesta e studenteve sander leshaj vrasjet mafioze ne tirane endrit braimllari protesta e studenteve sander leshaj vrasjet mafioze ne tirane

Sondazh

Poll