Politike

Basha shkon tek Unaza e Re: Policia donte të arrestonte banorët me urdhër politik

19 Mars 2019, 20:34 Nga DOSJA
Basha shkon tek Unaza e Re: Policia donte të arrestonte banorët me

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shkuar sot në darkë tek Unaza e Re, në mbështetje të banorëve.

Në ‘Astir’ sot ishte një situatë e tensionuar mes Policisë dhe banorëve, ku këta të fundit denoncuan se ishin kërcënuar nga forcat e rendit. (Lexo këtu)

Basha krah banorëve u shpreh se sot i shte dhënë “urdhër politik për terror tek Unaza e Re, nga një bishë e plagosur, por që është e rrezikshme”

DEKLARATA E PLOTË

Ç’po ndodh zoti Basha?

Pushteti ilegjitim i ngritur mbi votën e vjedhur nga bandat po u shërben bandave. Policia ka marrë urdhër që të shoqërojnë banorët që kanë mbi 4 muaj që protestojnë natë për natë për të mbrojtur banesat e tyre, nga afera më korruptive, për të cilën sot duhet të ishte në burg Damian Gjiknuri dhe duhet të ishte marrë i pandehur Edi Rama.

E keni të konfirmuar këtë lajm se ka patur një urdhër?

Ky është një informacion i cili ka rrjedhur në mënyrë të besueshme, se një urdhër politik, i ardhur nga nivelet më të larta, supozohet nga Sandër Lleshaj e ndoshta edhe nga Edi Rama, për të kryer akte raprezaljeje e terrori mbi banorët.

Me çfarë argumenti, se këtu ka…

Këtë pyetje duhet t’ia bëni atyre se me çfarë argumenti. Interpretimi im është se bisha kur është e plagosur, është më e rrezikshme në momentet e fundit. E ka kuptuar se i ka ardhur fundi dhe në vend që t’i vërë gishtin kokës, mendon se mund ta shtyjë duke ushtruar terror mbi qytetarët. Me çfarë argumenti hodhën gaz mbi protestuesit ditën e shtunë në protestë? Me të njëjtat argumente. Sepse këta janë të dalë nga bandat dhe u shërbejnë bandave, u shërbejnë bandave kundër popullit.

Banorët e Unazës së Re, për më shumë se katër muaj janë duke protestuar kundër projektit për rehabilitimin e rrugës, pasi preken disa nga banesat e tyre.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike banoret e astirit lulzim basha protesta e banoreve te astirit protesta e banoreve te unazes se re banoret e astirit lulzim basha protesta e banoreve te astirit protesta e banoreve te unazes se re

Sondazh

Poll

Politike 19 Mars 2019, 14:41

TIRANË- Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj prish efektin ‘surprizë’ të Kongresit të Partisë Socialiste që do të mblidhet të shtunën. Veliaj ka vetësh...