Politike

Dako leksion morali të rinjve: Isha student i 5-ave por u bëra kryetar bashkie dhe biznesmen i suksesshëm (VD)

20 Mars 2019, 08:08 Nga DOSJA
Dako leksion morali të rinjve: Isha student i 5-ave por u bëra kryetar

Durrës- Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako gjatë një takimi me  studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” një ditë më parë, u shpreh se ka qenë student jo i shkëlqyer në mësime.

Dosja.al ka siguruar  videon ku Dako shprehet se ka qenë student i 5-ave por ka mundur të bëhet kryetar bashki dhe biznesmen i suksesshëm.

“Nuk kam qenë me 10-ta, kam qenë student me 5. Por jam bërë kryetar bashkie, jam bërë biznesmen i suksesshëm në ato vite”, tha ai.

Po në këtë takim, ishte edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili u prit me protesta.

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ka replikuar me ministrin Sandër Lleshaj, dhe i ka kujtuar hedhjen e gazit në protestë.  Lleshaj iu është përgjigjur duke thënë se duhet të komunikojë me studentët, ndërkohë që studentë dhe anëtarë të FRPD në kor i janë përgjigjur: Turp, turp, turp. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike protesta ndaj lleshjat sandër lleshaj durrës vangjush dako nxënës i 5-ave protesta ndaj lleshjat sandër lleshaj durrës vangjush dako nxënës i 5-ave

Sondazh

Poll