Politike

“Nuk jam shkarkuar”, ish-ministri Bushati flet për marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama

19 Mars 2019, 22:03 Nga DOSJA
“Nuk jam shkarkuar”, ish-ministri Bushati flet për

TIRANË– Ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati është shprehur se nuk është shkarkuar nga kryeministri Edi Rama por është liruar nga detyra. I ftuar në emisionin “Tempora” në TV Ora, Bushati theksoi se nuk komenton vendime që nuk i përkasin profesionalisht.

Çdo Kryeministër ka në të drejtën e tij për të bërë rifreskime në kabinetin qeverisës. Nuk mendoj se jam shkarkuar, jam liruar nga detyra si një pjesë e mirë e kolegëve. Arsyet i ka thënë dhe Kryeministri. Në fund të ditës unë jam politikan, kam zgjedhur të bëj politikanin, nuk më ka marrë njeri me zor dhe mendoj se do të rri në politikë për aq kohë sa të kem mundësinë të bëj diçka dhe do të vlerësoj që njerëzit më mbështesin,”– u shpreh ish-ministri.

I pyetur për marrëdhënien aktuale me kryeministrin Edi Rama, Bushati vijoi: Kam folur, kam komunikim normal duke qenë se jam dhe pjesë e Kryesisë së PS, përveç komunikimit njerëzor.

Ish-ministri Bushati u shkarkua në datë 28 dhjetor në Asamblenë e Partisë Socialiste së bashku me 7 ministra të tjerë. Ky rifreskim i kabinetit qeveritar, erdhi pas protestës së studentëve dhe kryeministri Edi Rama u shpreh se kishte qeveria kishte nevojë për një frymë të re. Ditmir Bushati mbante prej 5 vitesh postin e ministrit të jashtëm.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ditmir bushati edi rama shkarkimi i bushatit ditmir bushati edi rama shkarkimi i bushatit

Sondazh

Poll

Politike 19 Mars 2019, 14:41

TIRANË- Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj prish efektin ‘surprizë’ të Kongresit të Partisë Socialiste që do të mblidhet të shtunën. Veliaj ka vetësh...