Bota

Japonia “mposht” koronavirusin/ Kryeministri Shinzo Abe: Lojërat Olimpike do të zhvillohen normalisht

14 Mars 2020, 16:57 Nga DOSJA
Japonia “mposht” koronavirusin/ Kryeministri Shinzo Abe:

JAPONI– Edhe pse e gjithë bota është alarmuar nga pandemia e koronavirusit, Japonia mesa duket po i kthehet normalitetit. Kryeministri i Japonisë ka njoftuar ditën e sotme se Lojërat Olimpike të Tokios 2020 do të zhvillohen normalisht ashtu siç ishte planifikuar, pavarësisht rrezikut nga koronavirusi.

Para disa kohësh, u njoftua nga autoritetet zyrtare, se lojërat Olimpike do të shtyhen, pikërisht për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Sipas mediave të huaja, kryeministri Shinzo Abe, u shpreh se vendimin përfundimtar do ta ketë Komiteti Ndërkombëtar Olimpik nëse lojërat do të zhvillohen në korrik të 2020 apo jo.

“Ne do t’i bëjmë ballë koronavirusit dhe do të zhvillojmë Lojërat Olimpike pa probleme në korrik” – u shpreh ai.

Deri më tani Japonia ka rreth 1400 të infektuar në të gjithë vendin dhe vetëm 28 vdekje si pasojë e koronavirusit. Ndërkohë, Organizatorët e lojërave Olimpike u shprehën në dhjetor të 2019 se ato do të kushtojnë rreth 10.26 miliardë paund.

Në rang global janë regjistruar 4,947 viktima dhe 132,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 127 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i viktimave ka shkuar në 1266 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi janë shënuar 3 viktima, në Kosovë janë konfirmuar dy rastet e para ndërsa në Shqipëri janë 38 të infektuar, mes tyre një viktimë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shenzo abe shenzo abe

Sondazh

Poll