Bota

Koronavirusi/ Dyfishohet numri i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar. 10 persona humbin jetën brenda 24 orëve

14 Mars 2020, 17:20 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Dyfishohet numri i vdekjeve në Mbretërinë e

MBRETËRI E BASHKUAR- Dhjetë njerëz të tjerë në Mbretërinë e Bashkuar, kanë vdekur në 24 orët e fundit pas testimit pozitiv për koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 21.

Sipas mediave vendase, të gjithë ata që vdiqën kishin problem shëndetësore dhe ishin mbi moshën 60 vjeç. Prof Whitty, këshilltari kryesor mjekësor i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, tha:

“Unë e kuptoj se kjo rritje në numrin e vdekjeve të lidhura me Covid-19 do të jetë shqetësim për shumë njerëz. Por, njerëzit duhet të dijnë se çdo masë që ne po ndërmarrim po bëhët për të shpqtuar jetë njerëzish dhe të mbrojmë të prekurit. “

Numri i përgjithshëm i personave të konfirmuara në Mbretërinë e Bashkuar, ka arritur në 1,140 ndërsa 37.746 njerëz janë testuar.

Ndërkohë Presidenti amerikan Donald Trump, ka vendosur të pezullojë të gjitha udhëtimet nga SHBA në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.

Në rang global janë regjistruar 4,947 viktima dhe 132,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 127 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i viktimave ka shkuar në 1266 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi janë shënuar 3 viktima, në Kosovë janë konfirmuar dy rastet e para ndërsa në Shqipëri janë 38 të infektuar, mes tyre një viktimë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota coronavirusi ne mbreterine e bashkuar coronavirusi ne mbreterine e bashkuar

Sondazh

Poll