Politike

Nard Ndoka ‘përplaset’ me Petro Koçin në Facebook: Mos shkruaj në orar të punës, të kemi besuar sigurinë kombëtare

19 Mars 2019, 17:02 Nga DOSJA
Nard Ndoka ‘përplaset’ me Petro Koçin në Facebook:

TIRANË- Zv/ ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Nard Ndoka, kanë replikuar me njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Ka qenë një postim i Koçit, kundër opozitës që ka sjellë dhe reagimin e Nard Ndokës, i cili ka thënë se një zyrtar i qeverisë nuk mund të shkruajë në rrjetet sociale në orarin e punës.

“Mos bëj politikë, se të kemi besuar sigurinë kombëtare”, ironizon ndër të tjera Ndoka me komentin e tij. Ndërsa Petro Koçi i është përgjigjur duke thënë: E mbara e forcon sigurinë kombëtare.

REPLIKAT E PLOTA

Petro Koçi: Opozita duhet të ndalojë hapat prapa e të fillojë të ecë përpara.

Nard Ndoka: Petro, mos shkruaj në rrjete sociale në orar të punës. Mos bëj politikë, se të kemi besuar sigurinë kombëtare.

Petro Koçi: E mbara e forcon sigurinë kombëtare.

Një ditë më parë u shkarkua Ylli Dylgjeri, i cili mbante postin e drejtorit tek Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve dhe PPP në Ministrinë e Financave.

Pas një mbledhjeje të Komisionit është vendosur shkarkimi i tij, ndërkohë që ky i fundit, në një komunikim me Dosja.al e lidh shkarkimin me poezinë e tij tallëse për Gent Cakajn që kishte publikuar në rrjetet sociale. (Lexo këtu)

Në fund zv/ministri Petro Koçi ka fshirë komentet nga Facebook, duke lënë vetëm ato të qytetarëve të tjerë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike nard ndoka perplasja ne facebook petro koçi ylli dylgjeri nard ndoka perplasja ne facebook petro koçi ylli dylgjeri

Sondazh

Poll

Politike 19 Mars 2019, 14:41

TIRANË- Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj prish efektin ‘surprizë’ të Kongresit të Partisë Socialiste që do të mblidhet të shtunën. Veliaj ka vetësh...