Politike

Socialistët përveshin mëngët dhe nisin përgatitjet për Kongresin, porosia e Ramës: Mblidhni punët më të mira!

19 Mars 2019, 15:44 Nga DOSJA
Socialistët përveshin mëngët dhe nisin përgatitjet

TIRANË- 4 ditë para mbledhjes së Kongresit të Partisë Socialiste, socialistët kanë përveshur mëngët dhe kanë nisur nga puna për organizimin për një nga aktivitetet më të rëndësishme të selisë rozë.

Në këtë Kongres pritet të marrë pjesë edhe lideri historik i PS, Fatos Nano, i cili është ftuar të marrë pjesë në këtë event dhe të mbajë një fjalim para anëtarëve të PS.

Lista e këshilltarëve bashkiakë dhe konfirmimi i emrave garuesë për bashkitë e vendit, janë disa nga pikat kryesore të rendit të mbledhjes së Kongresit, por jo vetëm kaq.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ditën e djeshme, në mbledhjen e zhvilluar në Kryesinë e PS, Kryeministri Edi Rama iu ka kërkuar deputetëve që të marrin pjesë në Kongres dhe të përgatiten.

Rama iu ka kërkuar që të përgatitet një material për punët më të mira në bashkitë e PS. Kufizimi ka qenë i tillë, që deputetët duhet të përzgjedhin dy që ata mendojnë se janë punët më të mira. Këto punë do të paraqiten në Kongres para socialistëve.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kongresi i socialisteve 23 mars edi rama kongresi i socialisteve 23 mars

Sondazh

Poll

Politike 19 Mars 2019, 14:41

TIRANË- Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj prish efektin ‘surprizë’ të Kongresit të Partisë Socialiste që do të mblidhet të shtunën. Veliaj ka vetësh...