Politike

KQZ mblidhet nesër, axhenda: Regjistrohen 4 parti për zgjedhjet lokale, 3 kandidatë të LSI marrin mandatin

19 Mars 2019, 15:35 Nga DOSJA
KQZ mblidhet nesër, axhenda: Regjistrohen 4 parti për zgjedhjet

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër do të zhvillojë mbledhjen e radhës, ku do të diskutohet për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.  Në një njoftim nga zyra e shtypit të KQZ-së bëhet me dije se do të diskutohet dhe projektvendimet për regjistrimin e katër partive të reja për zgjedhjet vendore.

“Partia Personat me Aftësi të Kufizuar”, “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë’’, “Partia e të Drejtave të Mohuara’’ dhe “Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare”, janë këto partitë që kanë bërë përkesë për të qenë pjesëmarrëse në zgjedhje dhe pritet të regjistrohen nesër nga KQZ.

Krahas kësaj, KQZ-ja do të shqyrtojë edhe moszgjedhjen e 23 kandidatëve nga lista shumë emërore të Partisë Demokratike dhe LSI-së, por pritet që 3 kandidatë të LSI të marrin mandatin e deputetit.

NJOFTIMI I PLOTË

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e mërkurë, më datë 20.03.2019, ora 10:30, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

 Shqyrtimi i projekt – vendimeve:

Zgjedhjet lokale do të zhvillohet në 30 qerhsor ku opozita ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në to nëse Rama do të jetë kryeministër. Ndëkohë që deputet e opzitës kanë lënë mandatet e deputetëve dhe kërkojnë zgjedhje të parakohshme.

Deri tani një pjesë e kandidatëve nga listat shumë emrërore të PD-së dhe LSI-së kanë pranuar mandatin e deputeti, ndërsa pjesa më e madhe e tyre e kanë refuzuar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites mbledhja e kqz regjistrimi i partive zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 djegia e mandateve te opozites mbledhja e kqz regjistrimi i partive zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll

Politike 19 Mars 2019, 14:41

TIRANË- Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj prish efektin ‘surprizë’ të Kongresit të Partisë Socialiste që do të mblidhet të shtunën. Veliaj ka vetësh...