Bota

4,947 viktima në botë/ Koronavirusi po bën kërdinë në Itali, Trump shpall gjendjen e emergjencës në SHBA, ulen në 4 ras

14 Mars 2020, 08:03 Nga DOSJA
4,947 viktima në botë/ Koronavirusi po bën kërdinë

ITALI– Koronavirusi është përhapur me ritme të shpejta në mbarë botën, ndërsa dhe vetë Organizata Botërore e Shëndetit e quajti koronavirusin një pandemi.

E kthyer në pandemi globale situata ka nisur të përkëqësohet në SHBA, ku rastet e reja me koronavirus po rriten, e për këtë shkak të gjitha organizatat në mbarë vendin po marrin  masat e duhura për t’i bërë ballë koronavirusit.

Ndërsa në rang global numri i viktimave ka shkuar në 4,947, ndërsa të infektuar janë regjistruar 132,000 personna në mbarë botën. Shiko hartën e shpërnadrjes së virusit KËTU.

Ndërkohë Amerika në kuadër të masave të forta për koronavirusin në vend, ka pezulluar të gjitha udhëtimet me Evropën dhe ka mbyllur shumicën e shkollave në vend.

Ndërkohë Kina dita ditës po shikon një situatë më të stabilizuar ku në 24 orët e fundit ka shënuar vetëm 4 raste të reja, një  numër ky relativisht i ulët nga shifrat e një muaji më parë.

Ndërsa Italia vijon të jetë në ditët e saj më të këqija pasi i  gjithë territori është kthyer në një “zonë të kuqe”, ku numri i viktimave dhe të infektuarëve rritet çdo ditë e më tepër. Sipas mediave vendase koronavirusi ka marrë 1266 jetë njerëzish dhe mbi15 mijë të tjerë janë infektuar.

 

Greqia e prekur prej ditësh nga koronavirusi vdekjeprurës ka shënuar viktimën e parë, ndërkohë që numri i të sëmurëve sa vjen dhe rritet.

Edhe Kosova ditën e djeshme konfirmoi dy rastet e para me koronavirus, ndërkohë që për këtë shkak ka ndërmarrë masa të forta në përpjekje për  të luftuar koronavirusin.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne shba trump koronavirusi ne itali koronavirusi ne shba trump

Sondazh

Poll

Bota 13 Mars 2020, 18:43

Virusi Corona: Jetë pa kontakte sociale?

Gati katër javë avantazh ka Gjermania kundrejt Italisë në luftën kundër virusit Corona, thonë virologët. Por ky avantazh kohor po rrezikohet. Jeta publike duhet...