Politike

19 Mars 2019, 14:41 Nga DOSJA

TIRANË- Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj prish efektin ‘surprizë’ të Kongresit të Partisë Socialiste që do të mblidhet të shtunën.

Veliaj ka vetëshpallur sot kandidaturën e tij për të garuar si kryetar bashkie në Tiranë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.  Në një prononcim për Top Channel, Veliaj tha:

Mezi e pres që të fillojmë këtë mandat të dytë, me projekte të reja, por dhe me gjëra që kemi mësuar si t’i bëjmë më mire. Të jemi të gjithë të shtunën në Kongresin e PS-së, ku ne do të shpallim në publik, jo në salla të mbyllura, kandidaturën për një mandat të dytë të Tiranës, si dhe Këshillit Bashkiak të Tiranës, në orën 11 te sheshi ‘Nënë Tereza’. Është një mënyrë që qyteti ngre kokë dhe më shumë se një përsëritje e Ditës së Verës, në një pranverë të fushatës sonë të dytë.

Veliaj ka folur edhe për opozitën dhe ka thënë se PD, LSI dhe kushdo mund t’a sfidojë, por sipas tij, fituesi do të jetë ai që punon për zhvillimin e Tiranës.

Ai që përfiton nga alternativat e kandidaturave, për garën se kush punon më tepër për zhvillimin e Tiranës është vet qyteti. Të vijë Luli, Saliu…të dy bashkë! Të vijë kush të dojë. Por, rëndësi ka të kemi një pjesëmarrje. Qoftë dhe ajo pakicë që e voton ende PD-në, të ketë edhe ajo përfaqësuesit e vet në Këshillin Bashkiak. Sepse unë besoj që gjithmonë duhet një mendim alternativ.

Deklaratat e Veliajt vijnë pak ditë para Kongresit të Partisë Socialiste që do të mblidhet më 23 mars, ku do të zyrtarizohen edhe emrat e kryebashkiakëve që do të rikandidojnë për zgjedhjet lokale.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion veliaj gara per bashkine tirane kongresi i socialisteve 23 mars zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 erion veliaj gara per bashkine tirane kongresi i socialisteve 23 mars zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll