Lleshaj jep lajmin nga Durrësit: Të gjitha drejtoritë e portit do të shkrihen në një
DURRËS– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë vizitës së tij në qytetin e Durrësit ka folur edhe mbi portin.
Sipas tij, ka një vështirësi në menaxhimin e Portit të Durrësit duke e bërë të nevojshme shkrirjen e të gjitha drejtorive në një të vetme.
Problemi kryesor me portin e Durrësit ka të bëjë me faktin që ka shumë autoritete. E bëjnë shumë komplekt menaxhimin e tij si një entitet i tëtë. Nevoja dhe detyra e kryeministrit është shtruar prej kohësh që porti të arrijë që të funksionojë si një entitet i integruar, i cili funksionon në bazë të një koncepti në mënyrë që të evidentohen problemet në port. Jo vetëm të kontrabandave dhe trafiqeve por edhe i sigurisë së vendit.
Gjatë bisedës me autoritet kryesore që operojnë Portin e Durrësit, Lleshaj tha se në drejtim të sigurisë është bërë progres, por se ende ka nevojë për ndërhyrje të thella.
Ndërkohë ministri i Brendshëm zhvilloi edhe një takim me studentët në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Ai u prit nga protesta, ku studentë dhe anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike i kanë kërkuar “llogari” lidhur me gazin e përdorur gjatë protestave të opozitës në Tiranë.
Fjala e plotë e Lleshaj:
Prej shekujsh, ky vend, ndërlidhet me botën prej nga qarkullojnë mallra, njerëz, të mira materiale, kulturore, por dhe probleme që lidhen me to.
Qeveria shqiptare është angazhuar që në kuadër të përmirësimit në përgjithësi të shërbimeve, në kuadër të zhvillimit të gjithanshëm ekonomik, shoqëror, kulturor të vendit, t’i kushtojë një rëndësi të madhe portave të saj.
Pra siç thashë, Porti i Durrësit është porta kryesore në Shqipëri. Prej këtu lëviz rreth 40% e volumit të mallrave. Po kështu, po kaq përqind e të ardhurave që gjenerohen në nivelin e doganave shqiptare, kryhet përmes këtij porti dhe besoj që dalim në përfundimin, që në qoftë se këtu kalojnë rreth 40% e të mirave dhe një përqindje e problemit po ashtu kalojnë përmes këtij Porti.
Duhet të jemi fare të qartë që nevoja për përmirësim në Portin e Durrësit është e jashtëzakonshme. Me gjithë përmirësimet e bëra, të cilat mund të përcaktohen lehtësisht prej secilit prej nesh, i cili e ka frekuentuar këtë Port në cilësime të ndryshme, qoftë si udhëtar, qoftë si punonjës i shtetit konstatohet progres, por ama është po ashtu e rëndësishme të shënohet që nevoja për përmirësim është e madhe.
Problemi kryesor këtu në Portin e Durrësit ka të bëjë me faktin që duke qenë port i madh ka edhe shumë autoritete. Siç e shihni vetëm në këtë panel, janë një numër i konsiderueshëm drejtuesish të lartë, Drejtorësh të Përgjithshëm dhe paneli nuk i ka zënë të gjithë, sepse janë edhe disa drejtues të tjerë që nuk janë ulur në radhën e parë.
Do të thotë që kemi një numër shumë të madh autoritetesh, duke filluar nga Autoriteti Portual, nga Policia e Shtetit, nga AKU, Doganat dhe struktura të tjera, të cilat e bëjnë shumë kompleks menaxhimin e këtij Porti si një entitet të tërë.
Nga nevoja, dhe detyra e Kryeministrit, është shtruar prej kohësh që Porti të arrijë në një nivel të lartë integrimi, që të funksionojë si një entitet i integruar, jo si disa entitete siç ka funksionuar prej shumë kohësh, por të funksionojë si një entitet i integruar, i cili funksionon, pra në bazë të një koncepti për një qëllim, me të njëjtat standarde, me të njëjta procedura, në mënyrë që të evitohen problemet e evidentuara në këtë Port, të cilat lidhen kryesisht me çështje që kanë të bëjnë me trafiqet, kontrabandën, me evazionin, por dhe me probleme që lidhen me sigurinë dhe nuk flas për sigurinë e brendshme të Portit, por me sigurinë e vendit.
Kohët e fundit ne kemi bërë disa sondazhe të vogla, të cilat na kanë provuar faktin që ka nevojë dhe për sondazhe dhe për ndërhyrje më të thella. Më së fundmi, gjatë një kontrolli në strukturat e policisë kufitare kemi evidentuar probleme të rëndësishme, të cilat tregojnë që nevoja për ndërhyrje të thella në drejtim të përmirësimit të standardeve të funksionimit të të gjitha institucioneve që funksionojnë në Port është e lartë.
Unë duke përfunduar këtu, do të doja që nga drejtuesit kryesor të marr një panorama të plotë të gjendjes, problematikave, por dhe të vizionin për përmirësimin në të ardhmen dhe në fund pastaj do të konkludojmë me disa detyra.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Sondazh
“I ndrittë shpirti si kënga”/ Kryemadhi ngushëllon familjen e Shyqyri Alushit: Ndjesë për harresën e pafalshme
SHKODËR- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shkuar sot për ngushëllime në familjen e këngëtarit të njohur Shkodran Shyqyri Alushi, i cili u nda mbrëmje...
Oerd Bylykbashi numëron arsyet se përse Shqipëria është një shembull i keq për rajonin
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka sulmuar qeverisnë, që sipas tij e ka kthyer Shqipë...
‘Tkurret’ LSi-ja/ Nimet Musai shkëputet nga strukturat, një tjetër kandidate dorëzon formularin në KQZ
FIER- Ditën e sotme kreu i grupit te këshilltarëve te LSI në Fier, Nimet Musai, ka dhënë sot dorëheqjen nga mandati si kryetar i grupit këshilltar të LSI, për ...
“Haje bukën se të erdhi polici”/ Kryemadhi: SPAK-ut i druhet Rama, jo deputetët pa mandate
SHKODËR- Pas takimit të zhvilluar gjatë ditës së sotme me qytetarët e Shkodrës, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deklaroi se nuk mund të ketë zgjedhje...
Kongresi i PS të shtunën, Peza: Fatos Nano ka pranuar ftesën
Tiranë- Ditën e shtunë, më 23 mars pritet të zhvillohet kongresi i Partisë Socialiste ku do të jetë i ftuar edhe Fatos Nano. Në këtë kongres do të një tablo k...
Kongresi i PS-së, i ftuar të flasë Fatos Nano, zbulohet lista e këshilltarëve të Bashkisë së Tiranës
Tiranë- Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e Kryesisë së PS-së ku është diskutuar për kongresin e 23 marsit.(Lexo ketu)Ndërkohë që opozita bën presion për...
Zagani komenton në Twitter, Lleshaj dhe Spiropali e bllokojnë: U kënaqa disa ditë (Foto)
Dritan Zagani, ish drejtuesi i policisë në azil, i njohur për luftën me Habilajt që e detyroi të linte vendin, e vazhdon luftën virtualisht me Qeverinë.Lufta ka...
Nga arsimi për mekanik te aksioner i “Bingo-ve”, kush është Nimet Musaj që kërkon të bëhet deputet
Tiranë- Një tjetër kandidat nga listat e LSI-së pritet të bëhet deputet i opozitës së re. Nimet Musaj ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, form...
Kryemadhi në Shkodër: S’duam stabilitet për diktatorët, por një të ardhme të begatë për shqiptarët
SHKODËR- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me qytetarët e Shkodrës, ku deklaroi se ka ardhur koha për të shkundur krimin dhe kor...