Politike

Koronavirusi/ Rama: Kush lëviz me makinë, do të humbasë patentën përfundimisht. Abuzuesit e barnave dhe ushqimeve do t’u

13 Mars 2020, 13:20 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Rama: Kush lëviz me makinë, do të humbasë

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar së fundmi se do të ashpërsohen ndëshkimet për ata që nuk iu binden masave të marra nga qeveria për situatën e koronavirusit. Rama ka paralajmëruar të gjithë shoferët që të mos shkelin ‘shtet rrethimin’, pasi në të kundërtën do t’u hiqet patenta dhe nuk do të lejohen që të rinisin kursin për disa vite.

Kreu i qeverisë lëshoi edhe një paralajmërimin për të gjitha ata që mund të abuzojnë me çmimet e ushqimeve dhe barnave, në të kundërt do të humbasin licensën. 

“Kush do të kapet në qarkullim në thyerje të rregullores munda ta humbasë patentën përfundimisht dhe do të ndalohet për disa vjet në kurs për ta marrë. Kush do të luajë të zgjuarin me çmimet e ushqimeve e të barnave mund ta humbasë përfundimisht të drejtën për të tregtuar ushqime dhe barna dhe me radhë. Ka një sërë sanksionesh të reja që po përgatiten për përballuar dezertorësh që shkelin masat, do të ketë sankisone. Le t’i gëzohemi manifestimit faktastik të solidaritetit ku marrim pjesë të veçuar si kurrë më parë, por të bahskuar si kurrë më parë. Lani duart,  hapni dritaret , merruni me fëmijët kujdesuni për të moshuarit, armatosuni deri në dhëmbë vetëm me durim dhe vetëm durim”, u shpreh Rama. 

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerë.

Gjatë video-mesazhit të tij, Rama tregoi gjithashtu se kishte shkuar në banesën e tij në Surrel dhe se po punonte nga shtëpia në mënyrë që të mos rrezikoj as shoferi i tij dhe as truprojat. 

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll