Politike

Fevziu ia thotë në sy Ramës: Marr regjisorin ne telefon dhe me del ti, ku ndodh kjo? Kryeministri: Do doja të ishte shpikja

13 Mars 2020, 07:15 Nga DOSJA
Fevziu ia thotë në sy Ramës: Marr regjisorin ne telefon dhe me

TIRANË- Dje Kryeministri Edi Rama përveç mesazhe nga ekrani i ERTV, ka zgjedhur që qytetarëve t’u drejtohej dhe me një SMS, por më vonë shfaqej dhe si sekretari telefonike. Në mesazhin e tij Rama, iu bëntë thirrje qytetarëve për të respektuar masat e rrepta. Për këtë çështje, Blendi Fevziu ka pyetur Ramën gjatë një lidhje interviste në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Për  Fevziun kjo nuk ishte parë në asnjë vend të botës, ndëkohë sipas Ramës kjo nuk ishte një shpikje e tij, por e kishin bërë shumë lider të tjerë kohë më parë.

REPLIKAT

Ku ka vend tani që Kryeministri të del në telefon kur merr regjisorin e emisionit dhe të thotë jam Edi Rama mos dëgjo mediat. S’flasim dot me njëri-tjetrin se del mesazhi yt. Marr regjisorin dhe më thotë jam Edi Rama, thotë mos dëgjo mediat hap dritaren.

Sepse kjo është luftë dhe unë dal në telefon ashtu sikundër edhe të tjerë e kanë bërë këtë gjë. Nuk është shpikja ime. Do kisha dashur shumë ta shpikja vetë, por nuk e kam shpikur unë.

Pse nuk i kërkoni bashkëpunim mediave por i sulmoni?

Po unë këtë po them.

Mjekët janë duke marrë orë të tëra në studiot televizive.

Më mirë mos jenë fare se janë për t’i hedhur miletit lloj-lloj teorish dhe për t’u harbuar nëpër studio.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike blendi fevziu edi rama koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi blendi fevziu edi rama koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 12 Mars 2020, 23:59

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjes së disa qytetarëve, të cilat iu drejtuar nga moderatori i emisionit  “Opinion”, Blendi Fevziu.I pyetur ng...