Politike

12 Mars 2020, 23:59 Nga DOSJA

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjes së disa qytetarëve, të cilat iu drejtuar nga moderatori i emisionit  “Opinion”, Blendi Fevziu.

I pyetur nga moderatori i emisionit, Rama tha se nuk e dinte rastin që kaziotë vazhdonin të pashqetësuara punën e tyre pasi në Shqipëri ato duhet të ishin të mbyllura njësoj si të gjitha baret, lokalet apo edhe restorantet. Në një moment Fevziu institon që t’i tregojë videon sesi ambineti është plot me persona, gjë që së fundmi është ndaluar me urdhër të kryeministrit, por ky i fundit nuk ka pranuar duke u shprehur se kazinotë në Shqipëri janë mbyllur me ligj, përveç njërës që ka licensë. 

Shiko minutën e 15

BISEDA NË STUDIO:

Blendi Fevziu:…ndërkohë kazinotë janë të hapura? Ka dyndje njerëzish dhe janë ambinete që duhet të ishin të mbyllura?

Edi Rama: Kazinotë?

Blendi Fevziu: Po!

Edi Rama: Po ç’domethënë kazinotë njeherë se unë e di që kazinotë në Shqipëri janë mbyllur.

Blendi Fevziu: Ti nxjerr me video mbrapa po do…

Edi Rama: Jo, jo, jo. Unë e di që janë mbyllur. Ka vetëm një që funksionin se ka liçencën e kaherëshme dhe unë nuk e di rastin. Unë e di që janë të mbyllura. Nuk duhet të funksionojnë…

Ndërkohë një ditë më parë Dosja.al solli pamjet ekskluzive nga kazinoja e vetme e lejuar në Tiranë, ajo e Taivanit, e cila vijonte lirshëm aktivitetin pa pyetur për urdhëresat e qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Në pamjet, shihet kazinoja tek kompleksi “Taivan”, sesi qindra persona luajnë lojëra të ndryshme bixhozi afër njëri-tjetrit. Në këtë kazino, kishte disa dezinfektantë tek dera, por lojtarë të huaj e shqiptarë qendrojnë në këtë ambient, e më pas do të dalin me gjasë jashtë, duke u kthyer në një rrezik për infektimin e qytetarëve të tjerë. 

Megjithatë Rama u shpreh se nuk e njihte këtë rast, duke mos pranuar që moderatori i emisionit t’i tregonte edhe videon nga ambientet e brendshme të siguruara nga Dosja.al

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll