Bota

Pandemi globale/ Italia mbyll aktivitetet tregtare, vetëm markete e farmaci hapur, Conte: Qëndroni larg tani, për më shumë

12 Mars 2020, 08:54 Nga DOSJA
Pandemi globale/ Italia mbyll aktivitetet tregtare, vetëm markete e farmaci

ITALI– Italia është në izolim kombëtar si shkak i koronavirsusit ku numri i viktimave sa vjen dhe rritet çdo ditë e më tepër, ndërkohë qeveria italia italiane vijon me menaxhimin e situatës duke shpallur  masa të reja të forta për të sfiduar koronavirusin.

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka mbajtur një fjalim si  asnjëherë më parë në këtë situatë  kaotike që ka mbërthyer vendin.

Conte nisi fjalimin e tij duke falenderuar qytetarët italianë që kanë rënë ndakord të  zbatojnë rregullat e forta të vedosura si shkak i koronavirusit, që sipas tij i kanë fituar me gjak e mund, ndërsa sot u mohohen nga virusi, prandaj ai e vlerësoi popullim e tij si të shkëlqyer.

Më pas kryeministri italian njoftoi masat e reja qeveritare që konsistojnë në mbylljen e të gjitha aktivitetet tregtare, përveç farmacive marketeve për produkte ushqimore të paktën deri më 25 mars. Pra të gjitha këto supermarkete dhe farmaci edhe pse të hapura këto biznese do të ndjekin rregullat e forta.

“Efekti i kësaj përpjekje të madhe do të shihet brenda dy javësh. Të qëndrojmë larg sot për t’u përqafuar me më shumë mall neser dhe për të vrapuar me shpejt.”-tha ai.

Në rang global janë regjistruar 4638 viktima dhe mbi 126,258 të tjerë janë prekur nga koronavirusi. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve  ka shkuar në  827 dhe janë prekur  mbi 12 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i  këtij virusi. Greqia shënoi viktimën e parë sot nga koronavirusi, ndërsa  në Shqipëri janë 14 të infektuar dhe një viktimë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota conte koronavirusi ne itali conte koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll