Bota

Ishte vjedhur përpara 15 vitesh nga trafikantja misterioze / Bebja nga Kina bashkohet me famljen, pasi babai i tij nuk rreshti

11 Mars 2020, 17:42 Nga DOSJA
Ishte vjedhur përpara 15 vitesh nga trafikantja misterioze / Bebja nga Kina

KINË– Një bebe, i gjinisë mashkull i vjedhur para 15 vitesh në jug të Kinës, para disa ditësh është bashkuar me familjen e tij pas një apeli në mediat sociale. Babai i djalit Shen Junliang, ishte në kërkim të tij që nga momeneti që ishte zhdukur.

Djali me emrin Shen Cong,  i cili tashmë është 16 vjeç, ishte mes nëntë fëmijëve që ishin vjedhur nga trafikantja misterioze “teze Mei”. Ndërkohë babai Shen Junliang, nuk u dorëzua dhe asnjëherë nuk e humbi shpresën për djalin e tij.

Sipas mediave të huaja ai sakrifikoi gjithçka, duke lënë punën e duke printuar rreth 1 milionë postera të djalit të t ij. Shen, tha se e dinte se djali i tij ishte shitur në Guangdong për rreth 1500 dollarë, duke shtuar se personi që ka bërë një veprim të tillë duhet të nxirret përpara drejtësisë.

“Teze Mei, ka punuar me Zhang Ëeiping, ka vjedhur e ka shitur nëntë fëmijë. Familjet e këtyre fëmijëve janë shkatërruar. Babai i Jang Jiaxin vrau veten duke u hedhur para trenit. Ai nuk e dinte kush ia kishte vjedhur djalin. Teze Mei duhet të nxirret para drejtësisë”- tha ai.

Mediat shtojnë se Mein, njerëzit e njihnin vetëm për bashkuese çiftesh, ndërkohë që tashmë policia ka nisur kërkimin e saj. Identitetet e policisë e paraqesin atë me flokë të shkurtra e faqe të mbushura.

Pesë nga bashkëpunëtorët e saj , duke përfshirë dhe drejtuesin e rrjetit Zhang Weiping, janë kapur në 2016, dy prej të cilëve u dënuan me vdekje dhe dy me burgim të përjetshëm.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shen cong shen junliang shen cong shen junliang

Sondazh

Poll