Bota

Doli të shëtiste kalin para universitetit/ Karabinerët gjobitën vajzën për shkelje të ligjit

11 Mars 2020, 20:22 Nga DOSJA
Doli të shëtiste kalin para universitetit/ Karabinerët

MILANO- Policia italiane ka gjobitur ditën e sotme një vajzë, e cila kishte dalë të shëtiste kalin e saj para Universitetit Shtetëror në Largo Richini. Sipas karabinerëve, qarkullimi i kafshëve në vend, ishte e ndaluar për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Sipas mediave vendase karabinerët kishin mbërritur menjëherë në lëndinën, ku ishte vajza me kalin i cili quhej Albricci. Ata më pas e kanë marrë kalin dhe e dërguan tek stallat, ndërsa vajzës i thanë të largohet nga vendi.

Ndërkohë, kjo e fundit është përgjigjur se nuk ishte në dijeni të këtij rregulli, i cili ishte vendosur pas përhapjes së koronavirusit.

Deri më tani në të gjithë botën 4,300 persona kanë humbur jetën, ndërsa 119,243 të tjerë janë konfirmuar si të infektuar. Ndërsa 66,578 pacientë kanë rimarrë veten pas infektimit. Një nga shtetet më të prekura në botë është Italia, ku deri më tani 827 persona kanë humbur jetën dhe të infektuar janë 12 462 persona. Në Shqipëri është regjistruar viktima e parë nga koronavirusi dhe 12 persona janë të infektuar.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota policia italiane policia italiane

Sondazh

Poll