Bota

SHBA merr masa të forta, pezullon udhëtimet me Europën për 1 muaj, shkon në 827 numri i viktimave në Itali, 1 i vdekur në

12 Mars 2020, 07:41 Nga DOSJA
SHBA merr masa të forta, pezullon udhëtimet me Europën për 1

ITALI – Koronavirusi është përhapur me ritme të shpejta në mbarë botën, ndërsa ditën e djeshme e Organizata Botërore e Shëndetit e quajti  koronavirusin një pandemi.

E kthyer në pandemi globale situata ka nisur të përkëqesohet në SHBA, ku rastet e reja me koronavirus po rriten, e për këtë shkak të gjitha organizatat në mbarë vendin po marrin  masat e duhura për t’i bërë ballë koronavirusit.

Ndërsa në rang global numri i viktimave ka shkuar në 4,638, ndërsa të infektuar janë regjistruar 126,258 personna në mbarë botën.

Ndërkohë Amerika në kuadër të masave të forta për koronavirusin në vend, duke pezulluar të gjitha udhëtimet nga Evropa.

Lajmi u bë me dije nga vetë  Presidenti  Donald Trump ditën e djeshme, duke shpjeguar se udhëtimet do  të anulohen drejt 26 vendeve evropiane për të  gjithë muajin e ardhshëm. Mes vendeve që SHBA ka pezulluar të gjitha fluturimet dhe udhëtimet janë,  Austria, Belgjika, Çekia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Letonia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Hollanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, etj. Spanja, Suedia dhe Zvicra.

Ndërkohë Kina dita ditës po shikon një situatë më të stabilizuar ku në 24 orët e fundit ka shënuar vetëm 15 raste të reja, një  numër ky relativisht i ulët nga shifrat e një muaji më parë.

Ndërsa Italia vijon të jetë në ditët e saj më të këqija pasi i  gjithë territori është kthyer në zonë të kuqe, ku numri i viktimave dhe të infektuarëve rritet çdo ditë e më tepër.

Sipas mediave vendase koronavirusi ka marrë 827 jetë njerëzish në Itali dhe ka infektuar 12.462 persona të tjerë.

Greqia e prekur prej ditësh nga koronavirusi vdekjeprurës ka shënuar ditën e sotme viktimën e parë, ndërkohë që numri i të sëmurëve sa vjen dhe rritet.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne shba koronavirusi ne itali koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll