Bota

Kofirmohet viktima e parë nga koronavirusi në Irlandë

11 Mars 2020, 18:05 Nga DOSJA
Kofirmohet viktima e parë nga koronavirusi në Irlandë

IRLANDË-Në Irlandë, ditën e sotme është kofirmuar vdekja e parë nga koronavirsui.
Sipas mediave të huaja, viktima është një grua e moshuar, e cila ishtë e shtruar në një spital në Dublin , pasi ishte në gjendje të rëndë.

Në Irlandë numri i të ifektuarëve, deri tani ka shkuar në 18. Ndërsa, Zyrtari Kryesor i Mjekësisë në Departamentin e Shëndetit, Dr. Holohan, u bëri thirrje mediave dhe publikut që të respektojnë privatësinë e tyre.

“Ne vazhdojmë përpjekjet tona për të ndërprerë transmetimin e këtij virusi. Do të na duhet të gjithë, kolektivisht, të kemi sukses. Ju lutemi vazhdoni të ndiqni këshillat e shëndetit publik,” –ka thënë ai.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka konsideruar tashmë zyrtarisht koronavirusin një pandemi. Lajmin e ka dhënë drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus i cili është shprehur se emërtimin “pandemi” koronavirusi e merr për shkak të ashpërisë dhe përhapjes së tij të madhe kudo në botë.

OBSH ka vlerësuar këtë shpërthim të virusit dhe ne jemi të shqetësuar thellësisht si nga nivelet alarmante të përhapjes ashtu dhe ashpërsia, por pa lënë mënjanë edhe nga nivelet alarmante të mosveprimit. Prandaj, ne kemi bërë vlerësimin se Covid-19 mund të karakterizohet si një pandemi,”- tha drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Koronavirusi shkakton infeksione të buta të frymëmarrjes në rreth 80% të të infektuarve, 15% zhvillojnë një sëmundje tjetër të rëndë, ndërsa 5% kanë nevojë për kujdes kritik.
Deri më tani 114 vende kanë raportuar se kanë 118,000 të infektuar nga Covid-19, ndërsa qindra të tjerë kanë ndërruar jetë. Vendi më i infektuar në botë është Kina, ndërsa në Europë, Itali

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota coronavirusi ne irlande coronavirusi ne irlande

Sondazh

Poll