Bota

Lajm i mirë nga Greqia/ Shërohet pacientja ‘0’ e prekur nga koronavirusi

11 Mars 2020, 22:04 Nga DOSJA
Lajm i mirë nga Greqia/ Shërohet pacientja ‘0’ e prekur

GREQI- Qendra operative e krizave spitalore, ka njoftuar mbrëmjen e së mërkurës se pacientja 0 e diagnostikuar në Greqi me virusin covid19, është plotësisht e shëruar dhe me plotësimin e afatit prej 14 ditësh në spital, pacientja 38 vjeçare dhe fëmija e saj 9 vjec pritet të largohen nga spitali për t’ju kthyer jetës së tyre normale, njoftoi kjo qendër.

Rasti 0 u evidentua në vend, mbasi pacientja 38-vjeçare u paraqit në spitalin Ahepa të Selanikut, mbas një udhëtimi biznesi në Milano, raporton Top Channel.Prej ekzaminimeve, u konstatua se edhe djali i saj 9 vjeç, që kishte simptoma të sëmundjes, ndaj edhe të dy u izoluan në spitalin e Selanikut në kushtet e karantinës së plotë.

Ata u mbajtën në një dhomë me presion negativ, ndërsa simptomat e tyre nuk ishin të rënda dhe organizmi i tyre reagoi mjaft mirë ndaj medikamenteve me të cilat u trajtuan.

Marrë nga Top Channel 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi sherohet pacientja zero ne greqi koronavirusi në greqi sherohet pacientja zero ne greqi

Sondazh

Poll