Qeveria e Kosovës merr masa paraprake për koronavirusin/ Mbyllen shkollat dhe të gjithë instutucionet publike dhe private
11 Mars 2020, 20:45Nga DOSJA
KOSOVË– Ditën e sotme, Qeveria e Kosovës, ka njoftuar se do të mbyllen të gjitha shkollat duke filluar që nga dita e nesërme deri më 27 mars, për shkak të epidemisë së koronavirusit.
Po ashtu në mbledhjen e Qeverisë, është vendosur se do të ndalohen udhëtimet tokësorë dhe ajrore. Gjithashtu do të mbyllen të gjitha restorantet, palestrat, klubet e natës. Ndërkohë ata kanë shtuar se do të ketë kontroll të rreptë për të gjithë ata që do të futen në Kosovë si dhe është detyrueshëm vetëkarantirimi I qytetarëve që futen në Kosovë nga zonat epidemike me rrezik të lartë.
Deri më tani COVID-19, nuk është konfirmuar se ka mbërritur në Kosovë. Ndonëse shumë qytetarë deri më tani janë testuar me dyshimet se janë prekur nga koronavirusi, rezultatet kanë treguar se asnjëri prej tyre nuk është infektuar nga sëmundja e koronavirusit.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 15 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.
(A.K.Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MILANO- Policia italiane ka gjobitur ditën e sotme një vajzë, e cila kishte dalë të shëtiste kalin e saj para Universitetit Shtetëror në Largo Richini. Sipas ka...
AMERIKË -Josie Harris, ish-partnerja e boksierit të famshëm, Floyd Mayweather, ditësn e sotme, është gjetur e vdekur në Valencia. Sipas Daily Mail, 40-vje&...
IRLANDË-Në Irlandë, ditën e sotme është kofirmuar vdekja e parë nga koronavirsui. Sipas mediave të huaja, viktima është një grua e moshuar, e cila ishtë e ...
KINË– Një bebe, i gjinisë mashkull i vjedhur para 15 vitesh në jug të Kinës, para disa ditësh është bashkuar me familjen e tij pas një apeli në mediat soci...
ITALI- Numri i viktimave në Itali, si pasojë e koronavirusit është rritur ndjeshëm. Mediet italiane raportojnë se deri më tani numri i tyre ka shkuar në 827, nd...
GJERMANI-Në Gjermani, gjithnjë e më shumë njerëz infektohen me virusin Corona. Edhe një ministër federal është në karantinë. Instituti Robert Koch kërkon nga ba...
SHBA– Producenti i njohur, Harvey Weinstein, ka marrë dënimin me 23-vite burg pasi është akuzuar për përdhunim dhe sulm seksual ndaj grave. Sipas mediave të hua...
HUNGARI– Ditën e sotme, Qeveria e Hungarisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të epidemisë së koronavirusit. Sipas mediave të huaja, për të paran...
KOSOVË- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaci, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Prizren, ku me urdhrin “Hero i Kosovës” ka dekoruar 66 dëshmo...