Bota

Tragjike/ Gjendet e vdekur në makinën e saj nëna e 3 fëmijëve, ish-partnerja e boksierit, Floyd Mayweather

11 Mars 2020, 18:53 Nga DOSJA
Tragjike/ Gjendet e vdekur në makinën e saj nëna e 3

AMERIKË -Josie Harris, ish-partnerja e boksierit të famshëm, Floyd Mayweather, ditësn e sotme, është gjetur e vdekur në Valencia. Sipas Daily Mail, 40-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve është gjetur pa shenja jete në makinën e saj rreth orës 09:30 të mëngjesit.

Policia, ka arritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e vdekjes, por dyshimet e para, janë se është vetëvrasje. Mediat, shtojnë se Josie Harris, nuk kishte një marrëdhënie të mirë me ish-partnerin e saj, ndërkohë ky i fundit ishte dënuar në vitin 2010, për dhunë ndaj saj.

Harris i tha policisë se Floyd, hyri në shtëpinë e saj në Vegas, teksa ajo flinte dhe pastaj e sulmoi para fëmijëve të tyre. Ndërsa, boksieri i mohoi akuzat e dhunës, duke treguar se gjatë kohës që ishte me Harris, ajo drogohej.

“A e kam mbajtur një grua që ishte përdoruese droge? Po, e bëra. Kështu që nëse thonë se kjo është dhuna në familje, atëherë, e dini çfarë? Jam fajtor. Unë jam fajtor që kam frenuar dikë.”- u shpreh më herët ai.

Mayweather, nuk ka reaguar ende pas vdekjes së nënës së 3 fëmijëve të tij.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota floyd mayweather josie harris floyd mayweather josie harris

Sondazh

Poll