Politike

Rama reagon për mjekun në videon e Bashës: Ishte me veshje speciale, telefononi 127, mos shkoni asgjëkundi

11 Mars 2020, 18:29 Nga DOSJA
Rama reagon për mjekun në videon e Bashës: Ishte me veshje

TIRANË– Kryeministri Edi  Rama ka reaguar  për mjekun në videon e Bashës, i cili sipas tij kishte vizituar pa mjetet mbrojtëse 3 persona të prekur me koronavirus. Në një dalje pë mediet bashkë me minstren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Rama tha se askush nuk duhet të shkojë asgjëkundi, por të telefonojë numrin 127 dhe të zbatojë këshillat.

Edi Rama: Sapo dëgjova për dëshminë e mjekut në fjalë. U interesova menjëherë sepse ishte një dëshmi e çuditshme. Ajo që mora ishte fotografia e mjekut në fjalë, e postuar në faqen e tij nga vet ai. me një tekst dinjitoz që flet për sakrificën e vërtetë për të shpëtuar jetën e pacientëve. Me veshje speciale. Nuk ka asnjë mungesë zero për veshje speciale që duhet të trajtojë këto raste. po në të njëjtin informacion mora dhe mjekun në jetën e tij private. Jo të thotë “Rama ik’ Por të hidhet përpjetë dhe të kërkojë që dhe unë të hidhem përpjetë. Nëse mjeku si qytetar ka të drejtat e veta dhe bën detyrën e vet, gjë qe se vë kush në dyshim dhe pse është shkelje etike që t’i shërbejë një propagande të caktuar. Pasi mundet që një parti politike të angazhohet në këtë dezinformim skandaloz. Se besoj se ka të paqarta se pse dhe si mundet. Është hera e dytë në kaq pak kohë me tërmetin dje, para pak muajsh, dhe me këtë emergjencë që ka sfiduar botën. S’ndodhin në asnjë vend të botës.

Mjekët vizita në shtëpi?

Edi Rama: Kush ka temperaturë nuk niset asgjëkundi, por të marrë numrin 127. Ajo që të gjithë njerezit duhet të dëgjojnë është se nëse kanë shenja të temperaturës duhet të telefonojnë në 127 dhe të zbatojnë këshillat. Jemi në prag të shpalljes së garës për shkollat.Kemi vendosur që t’iu prezantojmë dy kurba për të kuptuar se kushm janë arsyet që masat e forta janë marrë. 80 e popullatës do e kalopjnë pa e kuptuar. Nuk analizohen të gjithë, vetëm ata të cilëve iu shfaqet një simptomë.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 11 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

(a.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama viktimat e koronavirusit ne shqiperi edi rama viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll