Politike

COVID-19, Meta publikon fotot: U takova me 4 personalitete të shëndetësisë, zbatoni këshillat e autoriteteve

11 Mars 2020, 15:53 Nga DOSJA
COVID-19, Meta publikon fotot: U takova me 4 personalitete të

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot disa takime me mjekë, ku ka diskutuar për masat që duhen marrë për përhapjen e koronavirusit në Shqipëri. Në një reagim në mediat sociale, Meta shkruan se është takuar me Isul Kalon, Fedhon Meksin, Andrea Gudhën dhe Tritan Shehun.

Më tej në njoftim shton se ka diskutuar me ta në lidhje me përballimin e situatës dhe kërkon edhe njëherë përfshirjen e të gjithë kapaciteve mjekësore në luftën me COVID-19. Në fund Presidenti shkruan se thirrja për çdo qytetar është të tregojë kujdes maksimal dhe të zbatojë me rigorozitet të gjitha këshillat dhe rekomandimet e autoriteteve.

“Sot prita me kërkesën time katër personalitete të shquara të shëndetësisë shqiptare, me të cilët ndamë disa shqetësime për situatën e shkaktuar si pasojë e përhapjes në vendin tonë të ?#COVID_19, si dhe për marrjen e të gjitha masave të domosdoshme për të mos lejuar përshkallëzimin. Profesor Isuf Kalo, mjeku i parë shqiptar në stafin permanent të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kopenhagen, mjekët e nderuar dhe me një eksperiencë të jashtëzakonshme në sistemin shëndetësor, Fedhon Meksi dhe Andrea Gudha, si edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu më njohën me pikëpamjet e tyre shumë të vyera për tejkalimin me pasoja sa më të lehta të kësaj situate të vështirë, që në vlerësimin e përbashkët kërkon përgjegjshmëri maksimale, bashkëpunim të ngushtë dhe transparencë.

Së bashku vlerësuam punën e jashtëzakonshme të të gjithëve mjekëve, infermierëve, sanitarëve dhe personelit mbështetës që janë duke shërbyer me profesionalizëm dhe përkushtim maksimal, duke theksuar se përfshirja e kapaciteteve të çmuara njerëzore e shkencore, edhe jashtë shërbimit aktiv shëndetësor, është hap vendimtar për suksesin e tejkalimit të kësaj sfide madhore. Thirrja jonë për çdo qytetar është të tregojë kujdes maksimal dhe të zbatojë me rigorozitet të gjitha këshillat dhe rekomandimet e autoriteteve! SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI! ??”, skruan Meta.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 11 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi meta me mjeket ilir meta koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi meta me mjeket

Sondazh

Poll

Politike 11 Mars 2020, 13:01

Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për familjarët e 73-vjeçares që humbi jetën nga koronavirusi. Basha ka dekl...