Politike

Anulimi i faljes së namazit/ Rama citon profetin Muhamed: Komuniteti Mysliman mori vendimin e duhur për ligjëratat në xhami

11 Mars 2020, 15:11 Nga DOSJA
Anulimi i faljes së namazit/ Rama citon profetin Muhamed: Komuniteti

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka cituar fjalët e profetit Muhamed, teksa thotë se:”Kur bie epidemia, as mos shko aty ku ka rënë, as mos lëviz nëse bie aty ku je”. Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se Komuniteti Mysliman mori vendimin e duhur në kohën e duhur, duke anuluar ligjëratat dhe faljen e namazit të xhumasë.

POSTIMI I I PLOTË I EDI RAMËS:

“KUR BIE EPIDEMIA AS MOS SHKO ATY KU KA RËNË AS MOS LËVIZ NËSE BIE ATY KU JE”, porosit Profeti Muhamed, paqja e Zotit qoftë mbi të

RESPEKT, RESPEKT, RESPEKT për KOMUNITETIN MUSLIMAN QË VENDOSI ANULLIMIN E FALJES SË NAMAZIT DHE TË ÇDO TUBIMI NËPËR XHAMI

KY ËSHTË JO VETËM VENDIMI I DUHUR NË KOHËN E DUHUR, POR EDHE MESAZHI MË KUPTIMPLOTË QË KOMUNITETI MUSLIMAN MUND T’i JEPTE MBARË POPULLIT SHQIPTAR.FALEMINDERIT.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka marrë sot masa kundër koronavirusit që është përhapur dhe në Shqipëri. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se do të ketë disa kufizime të aktiviteteve në xhami, si falja e namazit të xhumasë dhe ligjëratat në xhami.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 11 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama komuniteti mysliman shqiptar viktimat e koronavirusit ne shqiperi edi rama komuniteti mysliman shqiptar viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 11 Mars 2020, 13:01

Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për familjarët e 73-vjeçares që humbi jetën nga koronavirusi. Basha ka dekl...