Politike

Deputetët e Komisionit të Shëndetësisë kallëzojnë Berishën në Prokurori: Shpërndau materiale të rreme për COVID-19.

11 Mars 2020, 14:13 Nga DOSJA
Deputetët e Komisionit të Shëndetësisë

TIRANË–Deputetët e Komisionit të Shëndetësisë në Kuvendin e Shqipërisë kanë paralajmëruar se do të kallëzojnë penalisht ish-kryeministrin e Vendit, Sali Berishën. Kjo pasi sipas tyre Berisha po përhap informacione të rreme dhe imazhe të montuara duke  keqinformuar opinionin publik dhe duke ngjallur panik. Gjithashtu i bëjmë thirrje Partisë Demokratike që të ndalojë daljen nga Tirana dhe në bashki të tjera të vendit përfaqësuesit e saj, që sipas tyre janë të instruktuar për të përhapur panik.

Komisioni i Shëndetësisë përbëhet nga Enver Roshi – kryetar (grupi parlamentar “I pavarur”) dhe Klodiana Spahiu – zëvendëskryetare (grupi parlamentar PS). Anëtarë të tjerë janë: Arben Kamami, Ilir Pendavinji, Edlira Bode, Adelina Rista, Roland Xhelilaj, Adriana Jaku, Florenc Spaho, Almira Xhambulla, Klotilda Bushka, Majlinda Halilaj, Halil Jakimi, Koçi Tahiri, Amra Barova, Edmond Stojku dhe Elvis Meço. Megjithatë nuk dihet se cili prej tyre e ka bërë deklaratën për të paditur liderin historik të PD-së, Berishën.

DEKLARATA E PLOTË

Deputetë të Komisionit të Shëndetësisë në Kuvendin e Shqipërisë po ndjekin dhe vlerësojnë masat e marra për përballimin e situatës së emergjencës të krijuar në Shqipëri si pasojë e përhapjes në shumë vende të botës së virusit COVID-19 dhe nevojën për solidaritet me bluzat e bardha të cilet kane pergjegjesine kryesore. Ne konstatojnë me shqetësim disa veprime keqdashëse të disa personave politikë që synojnë të përhapin panik, mosbesim tek stafet mjekësore dhe demoralizim. Për këtë qëllim bazuar në Nenin 267 të Kodit Penal në Republikën e Shqipërisë kemi vendosur të kallëzojmë penalisht shtetasin Sali Ram Berisha ish-deputet, për përhapjen e informatave apo njoftimeve të rreme, me imazhe të montuara apo komente me shkrim (përmes faqes së tij facebook), të cilat targetojnë opinionin publik duke nxitur me vetëdije një gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit. Gjithashtu i bëjme thirrje Partisë Demokratike të ndalojë menjëherë daljen në Tiranë dhe në bashki të tjera të vendit të përfaqësuesve të saj, të instruktuar për të përhapur panik. Kallëzimi i plotë penal do të depozitohet nesër në mëngjes në Prokurorinë e Tiranës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kallezohet ne prokurori berisha komisioni i shendetesise masat për koronavirusin ne shqiperi sali berisha kallezohet ne prokurori berisha komisioni i shendetesise masat për koronavirusin ne shqiperi sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 11 Mars 2020, 13:01

Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për familjarët e 73-vjeçares që humbi jetën nga koronavirusi. Basha ka dekl...

Politike 11 Mars 2020, 10:14

TIRANË- Kabineti i presidentit të Republikës, Ilir Meta, kryesuar nga zëdhënësi Tedi Blushi, kanë dhuruar sot vullnetarisht gjak për t’ju ardhur në ndihmë ...