Politike

Basha propozon 6 masat urgjente: Të pezullohen faturat e ujit dhe të dritave në zonat e prekura

11 Mars 2020, 16:30 Nga DOSJA
Basha propozon 6 masat urgjente: Të pezullohen faturat e ujit dhe të

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë më gazetarët tha se është koha për veprim të shpejtë e jo për propagandë. Basha prezantoi 6 masat urgjente për të shmangur pasojat nga koronavisui.

PJESË NGA DEKLARATA

Nuk është koha për propagandë, është koha për veprim të shpejtë. Nuk duhet vepruar si në kohën e tërmetit. Smud të fshihemi pas maskave të skaduara. Është koha për të lënë llafe e për të mos kërkuar kokë turku. Ky është mesazhi i parë. Por kam dhe një tjetër mesash. Nuk ëhstë aspak hertëet për të analizura pasojat ekonomike. Kemi parë sesi u boshatis. Nëse duhet më byllen restorantet e lokalet, cfarë duhet të bëjnë Callcenterat? Duhet të fokusemi në komponentin e shëndetit të njerëzve dhe në komponentin që vendi të mos kalojë në kolaps. PD Ka vendosur të propozojë:

1-pezullimin dhe fshirjen e faturave të ujit në zonat ku virusi është shfaqur

2-të ndalohet shkëputja e ujit dhe dritave deri në tejkalimin e gjendjes

3-të pezullohen kontributeve shëndetësore për 3 muaj

4-Përjashtimi nga tatim fitimi për të gjitha subjektet ku është shfaqur virusi, 2 muaj kosto të pagave të punonjësve

5-Përjashtim nga taksa e pronës për tre muaj

6-Përjashtim nga kamatëvonesat dhe gjobat për 3 muaj

7-Mbështetje për sektorin e turizmit, fason apo call center

Kërkojmë rishikimin e buxhetit për përballimin e kostove të të sëmurëve

Alokimin e fondeve për testimin e personave të prekur

Rritjen e fondeve për shërbimet sociale

I bëj thirrje sistemit bankar të riskedulojë këstet e kredive për rrethanat nga kriza.

Ju bëj thirrje qytetarëve të marrin të gjitha masat, një pjesë e madhe për tejkalimin e kësaj krize është në dorën tonë.

Nuk duhet të kemi turp, infektimi nuk është turp. Duhet të reagojmë menjëherë. Duhet të marrim masat për të mbrojtur njerëzit, duke nisur me familjarët, miqtë kolegët. Të ndjekim protokollet për masat e higjienës personale.

Rasti i Durrësit tregon sa e rëndësishme është transparenca.
Apeli i dytë është për autoritetet, të cilët duhet të lënë menjëherë propagandën dhe shfaqjen e aq më pak kokat e turpit. Nuk gjendet zgjidhja duke fshehur të vërtetat, vetëm e rëndon situatën. Zgjidhja është tek transparenca.

Basha ka zhvilluar sot një takim me gazetarët dhe i ka bërë thirrje qeverisë që të shtojë masat për koronavirusin. Në reagimin e tij Basha është shprehur se qeveria duhet të shtojë fondet dhe të marrë vendime për të lehtësuar qytetarët dhe bizneset e prekura nga COVID-19.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 11 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha viktimat e koronavirusit ne shqiperi lulzim basha viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 11 Mars 2020, 13:01

Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për familjarët e 73-vjeçares që humbi jetën nga koronavirusi. Basha ka dekl...