Meta dekreton Sokol Sadushajn, Ervin Pupen dhe Ilir Pandën si anëtarë të Gjykatës së Lartë
11 Mars 2020, 14:16Nga DOSJA
TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vendosur që të dekretojë sot 3 anëtarët e Gjykatës së Lartë. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se Presidenti pasi ka shqyrtuar propozimet e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe praktikat dokumentuese të kualifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes, të administruara në datën 05.03.2020 ka vendosur dekretimin e anëtarëve të GJ-së.
Po ashtu në njoftim bëhet me dije se ka shqyrtuar edhe: Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 110, datë 27.02.2020 “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z.Sokol Sadushaj”; Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 111, datë 27.02.2020 “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z.Ervin Pupe” dhe Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 112, datë 27.02.2020 “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z. Ilir Panda”.
Meta shkruan se ka siguruar një informacion shtesë prej Këshillit të Lartë Gjyqësor mbi këto propozime, sot në datë 11.03.2020, brenda afatit që përcakton neni 136 i Kushtetutës, Presidenti i Republikës ka vendosur të dekretojë emërimin si gjyqtar të Gjykatës së Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidaturave të propozuara të: Sokol Sadushaj; Ervin Pupe dhe Ilir Panda.
Presidenti shprehet se ka vlerësuar këto propozime, duke konsideruar se fillimi nga funksionimi i Gjykatës së Lartë, është një element kyç për respektimin e të drejtave kushtetuese të qytetarëve për një gjykim të drejtë, nga një gjykatë e caktuar me ligj dhe brenda një afati të arsyeshëm.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË–Deputetët e Komisionit të Shëndetësisë në Kuvendin e Shqipërisë kanë paralajmëruar se do të kallëzojnë penalisht ish-kryeministrin e Vendit, Sali Be...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se të gjitha baret, lokalet e restorantet do të mbyllen në Tiranë dhe në Durrës. Në statusin e tij, Rama shkr...
Politike11 Mars 2020, 13:01
Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për familjarët e 73-vjeçares që humbi jetën nga koronavirusi. Basha ka dekl...
TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë me dije se institucioni që ai drejton do vijojë të marrë masa për të informuar publikun për koron...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka ngushëlluar familjarët e viktimës së parë nga koronavirusi në Shqipëri. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Met...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një video të shpërndarë sot në Facebook, ku u ka dhënë disa mesazhe qytetarëve, shihet duke larë duart. Rama duket se zbat...
TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama me anë të një videoje të publikuar në rrjetet sociale, u ka bërë edhe njëherë thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë rre...
TIRANË- Të gjithë shtetasit shqiptarë që janë kthyer nga Italia, Greqia apo vendet e prekura, dhe nuk janë karantinuar, dalin në rrugë dhe i kap Policia dh...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar duhet të tregojmë kujdes të madh nga koronavirusi, pasi sipas tij është njësoj si të luash me zjarrin. Kreu i qeveris...
Tiranë-Ambasadori Luigi Soreca ka deklaruar se Bashkimi Europian është duke punuar në të gjitha frontet për të trajtuar shpërthimin e COVID-19. Ai shprehet se ë...