Politike

VIDEO/ Besa Shahini jep njoftimin e rëndësishëm për nxënësit: Leksionet do të jepen në RTSH 1, në dy orare të ndryshme

11 Mars 2020, 14:32 Nga DOSJA
VIDEO/ Besa Shahini jep njoftimin e rëndësishëm për

TIRANË– Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka publikuar një video-mesazh në Facebook, për të gjithë nxënësit e shkollave, të cilët do të duhet të ndjekin mësimet në RTSH.

Përmes këtij video-mesazhi Shahini ka lajmëruar fillimin e transmetimeve të leksioneve mësimore në RTSH 1, ku thotë se do të ketë 2 orare, ku do të transmetohen çdo ditë leksione nga lëndë të ndryshme.

“Përshëndetje! Sot filluam transmetimin e leksioneve në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) – kanali i parë, në dy orare: nga 10:30 deri në 12:00; dhe nga ora 18:00 deri në orën 19:30, ku do të transmetojmë çdo ditë leksione të ndryshme nga lëndë të ndryshme dhe për klasa të ndryshme.Për të gjithë juve që mund t’i humbisni transmetimet në këto dy orare, të gjitha videot do të jenë edhe tek kanali i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) në youtube. Dhe këtu mund të gjeni jo vetëm videot që i transmetojmë tek RTSH, por mund të gjeni edhe video të tjera, të cilat mësuesit po i punojnë me nxënësit e tyre dhe po i ndajnë nëpër rrjete sociale me ta. Por po i ndajnë edhe me neve që t’i vendosim në dispozicion të të gjithë nxënësve”, thotë Shahini në videon e publikuar në Facebook.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 11 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi me Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë falas në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë masash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkollat dhe universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besa shahini mbyllen shkollat ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi besa shahini mbyllen shkollat ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 11 Mars 2020, 13:01

Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për familjarët e 73-vjeçares që humbi jetën nga koronavirusi. Basha ka dekl...