Politike

Shahini akuzon Opozitën për helmimin masiv në Fier: Ishte i nxitur politikisht

11 Mars 2020, 17:42 Nga DOSJA
Shahini akuzon Opozitën për helmimin masiv në Fier: Ishte i

TIRANË– Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka hedhur dyshime se helmimi masiv në shkollën “Janaq Kilica” në Fier mund të ketë qenë i nxitur politikisht. E ftuar në edisionin e lajmeve në TV Ora, Ministrja e Arsimit, Shahini tha se ngjarja në Fier ka pasur nxitje edhe nga jashtë me inspirim politik, duke shtuar se opozita ka ndikuar edhe në shkollë.

“Rasti i hedhjes së një sprajt që përdor për vetëmbrojtje, u mor parasysh nga policia. Një nxënës e përdori dhe është ndëshkua dhe u mor si një çapkënllëk në shkollë. Ndërsa kur ndodhi herën e dytë me një pasojë shumë më të madhe. Doktorët dhe infektologët sqaruan se ky prajt nuk shkakton probleme afatgjata. Nxënësit u panikosen. Nga hetimet e policisë rezultoi se kishte më shumë nxënës të përfshirë edhe nga jashtë, por dyshohet se ka pasur nxitje me inspirim politik. Opozita kishte formën e vet më të dhunshme të shprehjesh dhe duket se ka ndikuar edhe shkollës. Kur vizitova shkollën kishte shumë përfaqësues të opozitës që nuk kuptoj pse duhet të ishin aty,”- tha Shahini.

Një helmim masiv u përsërit disa ditë më parë në shkollën e mesme të Përgjithshme “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit. Mbi 30 nxënës u dërguan me shenja të rënda helmimi në spital, pasi u ndjenë keq gjatë orëve të mësimit. Dyshohet se ata janë helmuar nga një spraj, që lëshohet në ajër. Për këtë ngjarje Policia ka proceduar dy të rinj, përkatësit  A. M., 15 vjeç dhe A. H., 15 vjeç, të cilët akuzohen për veprat penale “Ndotja e ajrit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besa shahini helmimi masiv ne fier janac kilica besa shahini helmimi masiv ne fier janac kilica

Sondazh

Poll