Politike

Rama lau duart live, Basha: Qytetarët nuk kanë ujë në shtëpi, ai bën propagandë akoma

11 Mars 2020, 16:56 Nga DOSJA
Rama lau duart live, Basha: Qytetarët nuk kanë ujë në

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku ka bërë thirrje për të shtuar masat kundër koronavirusit. Në deklaratën e tij Basha ka komentuar dhe larjen e duarve nga Rama gjatë një deklarate live, duke thënë se qytetarët nuk kanë ujë në shtëpi.

Basha po ashtu tha se fondi i vënë në dispozicion për përballimin e situatës nuk është i mjaftueshëm, prandaj, sipas tij, nuk duhet të fshihet pas propagandës.

Nuk është koha për propagandë, për larje duarsh në televizor, kur qytetarët nuk kanë ujë. Prandaj kam kërkuar që në 23 shkurt marrjen e masave. Nuk mund të fshihemi pas maskave të skaduara. Është koha për të lënë llafet, për të lënë sulmet ndaj opozitës dhe gazetarëve“, tha ndër të tjera Basha.

Basha ka zhvilluar sot një takim me gazetarët dhe i ka bërë thirrje qeverisë që të shtojë masat për koronavirusin. Në reagimin e tij Basha është shprehur se qeveria duhet të shtojë fondet dhe të marrë vendime për të lehtësuar qytetarët dhe bizneset e prekura nga COVID-19.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 11 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha masat për koronavirusin ne shqiperi edi rama lulzim basha masat për koronavirusin ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 11 Mars 2020, 13:01

Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për familjarët e 73-vjeçares që humbi jetën nga koronavirusi. Basha ka dekl...